Të nderuar drejtues të klubeve, trajnerë, futbollistë, gjyqtarë, tifozë, gazetarë sportivë dhe qytetarë të Republikës së Kosovës të besimit të krishterë!

Me rastin e festës së Pashkëve, ju dërgojmë urimet më të sinqerta për ditë të begatë dhe të frytshme.

Shpresojmë që kjo festë të na udhëzojë në rrugën e drejtë dhe të na bëjë më të afërt dhe më të mirë me njëri-tjetrin.

Le të ringjallim besimin, shpresën e dashurinë mes nesh dhe le të ndajmë gëzimin e kësaj feste me të gjithë ata që na rrethojnë.

Urojmë që Pashkët të jenë mundësi e mirë për të gjithë Ju për të festuar së bashku me familjen dhe miqtë tuaj.

Gëzuar Pashkët, shëndet, suksese e begati!

Me respekt,
Federata e Futbollit e Kosovës,
Agim Ademi, president