Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore si mysafire në Merdar, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 29-të në Raiffeisen Superligë, duke e mposhtur Llapin, me rezultat 3:1. Gjilanasit kaluan në epërsi në minutën e 35-të, kur shënoi Shkumbin Salihu. Edhe pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina e nisi më mirë, duke shënuar dy gola brenda shtatë minutash nëpërmjet Besart Morinës (47′) dhe Zgjim Mustafës (53′). Ndërkohë, llapjanët deri në fund nuk arritën të bëjnë asgjë më shumë se sa të shënojnë golin e ngushëllimit nëpërmjet Ilir Blakqorit. Pas kësaj fitoreje Gjilani zë pozitën e katërt, me 46 pikë, aq sa ka edhe Trepça’89 në pozitën e tretë.