15 shkurt, 2020 – Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 19-të në Superligë, ku janë ballafaquar Feronikeli – Gjilani dhe Trepça’89 – Arbëria. Të dy këto takime janë mbyllur baras dhe me rezultat identik 1:1. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Adem Maliqit, në minutën e 20-të, por shifrat për Gjilanin i barazoi Muhamed Useini, në minutën e 51-të. Në takimin tjetër që u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë ishin mysafirët që shënuan të parët nëpërmjet Anes Hotit në minutën e 4-t, por Trepça’89 arriti ta vendosë baraspeshën në rezultat me golin e Adenis Shalës, në minutën e 70-të.