Photo by: Albert's Photography
Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të javës së 5-të në Raiffeisen Superligë kundër Feronikelit, me rezultat 1:0. Kësisoj, gjilanasit ia shkaktuan humbjen e parë skuadrës kampione në fuqi. Gjilani e shënoi golin e fitores qysh në minutën e 5-të, me një gjuajtje të Betim Haxhimusës. Feronikeli pati disa mundësi të mira shënimi, madje edhe një penallti, por të cilën nuk arriti ta konkretizojë Mentor Zhdrella, në minutën e 76-të. Nesër zhvillohen katër ndeshje tjera, derisa të enjten luhet ndeshja e fundit e kësaj jave.