15 dhjetor, 2020 – Sot është zhvilluar një ndeshje në kuadër të fazës së 1/16 së finales të Kupës së Kosovës. Skuadra e elitës, Gjilani ka shënuar fitore me rezultat bindës ndaj skuadrës së Ligës së Parë, KEK-ut, me shifrat 5:0, duke kaluar në fazën e 1/8 së finales. Dy gola i realizoi Nikaç, derisa me nga një gol kontribuuan Useini, Hajdari dhe Bushiq. Ndeshjet e tjera të këtij rrethi do të zhvillohen nesër dhe pasnesër.

Kupa e Kosovës 1/16 e finales
Vitia – Ferizaj 2:3
Ulpiana – Liria 2:0
Vllaznia – Dukagjini 1:4
Malisheva – 2 Korriku 1:1 në vazhdime 2: 3

E mërkurë, 16.12.2020
Flamurtari – Drenasi
[email protected] – Kika
Besa – Istogu
Onix – Llapi
Kosova VR – Prishtina
Dardana – Ballkani

E enjte, 17.12.2020
Prizreni – Feronikeli
Vëllaznimi – Trepça ’89
Drita – Trepça
Vushtrria – Drenica
Ramiz Sadiku – Arbëria