13 korrik, 2023 – Skuadra e Gjilanit ka siguruar rezultat pozitiv si mysafire në kuadër të rrethit të parë të Ligës së Konferencës. Gjilanasit kanë barazuar me shifrat 2:2 në Luksemburg kundër Progres Niederkornit. Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro dy herë ishte në disavantazh, por arriti të barazojë shifrat me golat e Arbnor Ramadanit. Mayron de Almeida në minutën e 11-të dhe Omar Natami në minutën e 62-të shënuan për vendësit, kurse Ramadani ishte i saktë në dy raste nga penalltia, në minutën e 48-të dhe të 66-të. Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.