02 shtator 2018 – Vjeshtë e ngjeshur për ekipet Kombëtaret që nga A-ja dhe gjithë të tjerat. Kështu si bën të ditur menaxheri i Kombëtares U19 Rinor Havolli, kjo Kombëtare do të grumbullohet nga 5 shtatori deri më 8 shtator, para ndeshjeve kualifikuese që do të zhvillohen më 10 tetor deri më 16 tetor në Hungari. Kombëtarja grumbullohet më 5 shtator në orën 10.30 në stadiumin e KF” 2 Korriku” në Prishtinë. Për këtë grumbullim përzgjedhësi Ramiz Krasniqi ka ftuar 27 futbollistë dhe ndonjë tjetër që ka mundësi të bashkohet radhëve të Kombëtares. Të kujtojmë se në kualifikimet e kaluara kjo kombëtare arriti deri në elite round në një grup mjaft të fortë. Të shpresojmë se kësaj do të arrijnë edhe më shumë në këto kualifikime.
Emërorja e futbollisteve
- Flamur Gashi
- Laurit Behluli
- Petrit Terziu
- Art Maloku
- Leonit Vitija
- Albion Pllana
- Albin Kapra
- Endrit Demolli
- Ilir Krasniqi
- Muhamet Hyseni
- Albin Krasniqi
- Donart Vitia
- Getoar Raci
- Bleon Shaqiri
- Betim Lumi
- Lis Ahmeti
- Lot Celina
- Kreshnik Krasniqi
- Enbia Shehu
- Leutrim Reka
- Alban Kadriju
- Altrim Pajaziti
- Max Rugova
- Nikson Mema
- Bleart Tolaj
- Durim Berisha
- Mark Marleku