3 prill, 2022 – Futbollisti anësor i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadergjonaj, ka shënuar golin e fitores për skuadrën e tij Kashimpasha në këtë fundjavë. Hadërgjonaj realizoi nga penalltia në minutën e 97-të, duke ia siguruar tri pikë Kashimpashas në duel me Gaziantepin (2:1), në kuadër të xhiros së 31-të të Superligës turke. Pas kësaj fitoreje Kashimpasha zë vendin e 11-të me 41 pikë.