photo by: Gani Kosumi
photo by: Gani Kosumi

Skuadra e Hajvalisë e ka vazhduar serinë e shkëlqyeshme në këtë edicion, pasi të premten, në ndeshjen hapëse të javës së 7-të e ka mposhtur Dritën, në Gjilan, me rezultat 2:1. Për skuadrën e drejtuar nga Synaj Keçi, kjo ishte fitorja e gjashtë në këtë edicion, derisa nuk ka pësuar ende humbje. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Hysen Tahirit, në minutën e 41-të. Shifrat në 2:0 i çoi Fillim Guraziu, në minutën e 64-t, derisa golin e vetëm për gjilanasit e shënoi Blendim Gashi, në minutën e 68-të. Pas kësaj fitoreje Hajvalia e ka përforcuar edhe më shumë pozitën e parë në renditje, me 19 pikë.