llamkos-hajvalia1Skuadra e Hajvalisë ka vazhduar me paraqitje të mira në këtë edicion. Futbollistët e drejtuar nga Synaj Keçi, të premten, në kuadër të javës së 5-të kanë shënuar fitore si mysafirë kundër Ferizajt, me rezultat bindës, 3:0. Për Hajvalinë kjo ishte fitorja e tretë rresht, përkatësisht e katërta në këtë edicion, me çka e përforcoi vendin e parë në renditje. Në pjesën e parë rrjetat mbetën të paprekura. Të tilla mbetën deri në minutën e 79-të, kur Hajvalia theu rezistencën e ferizajasve, duke shënuar tre gola të shpejtë. Fillimisht shënoi Genc Hamiti, më pas Semir Zeneli (81’) dhe më pas sërish Hamiti (85’) për ta vulosur fitoren 3:0.
Në ndeshjen tjetër që u zhvillua sot, Drenica u tregua e pamëshirshme për Dritën, duke e mposhtur me rezultat bindës, 5:0. Me këtë fitore ekipi kuqezi ngjitet në kuotën e 7 pikëve, sa ka edhe Drita.