hajvalia-llamkosis10prillHajvalia ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës kundër Llamkos Kosovës, me rezultat 3:1. Llamkosi kaloi në epërsi në minutën e 33-të me golin e shënuar nga Leart Emini pas një bashkëveprimi të shkëlqyeshëm me Semir Zenelin.
Fillimi i pjesës së dytë nuk premtoi shumë për vendasit. Mirëpo në 30 minutat e fundit ndodhi përmbysja e rezultatit. Kështu, në minutën e 62-të, vendasit i barazuan shifrat me golin e bukur të Nikollë Dushit. Ky gol i dha motiv të madh ekipit të Synaj Keçit, e cila shënoi edhe dy gola tjerë. Në minutën e 69-të golin e epërsisë vendasit e gjetën përmes Enis Zabërgjës, 2:1, derisa golin e tretë e shënoi Genc Hamiti, në minutën e 85-të pas asistimit të Fillim Guraziut. Kjo fitore u jep shpresa të mëdha futbollistëve të Hajvalisë për t’u kualifikuar në finale, mirëpo Llamkos Kosova në ndeshjen e kthimit do ta ketë përkrahjen e madhe të tifozëve.