llamkos-hajvalia1Hajvalia është skuadra e dytë finaliste e Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e drejtuar nga Sunaj Keçi arriti suksesin historik, pasi, të enjten, në ndeshjen e kthimit në stadiumin “Ferki Aliu”, në Vushtrri arriti ta ruajë epërsinë nga sfida e parë. Në fakt, Llamkos Kosova shënoi fitore para tifozëve të vet, por vetëm me rezultat 1:0, duke mos arritur ta shkrijë ngecjen prej dy golash nga ndeshja e parë (1:3). Golin e vetëm për vushtrriasit e shënoi Bashkim Shala, në minutën e fundit të pjesës së parë, por që nuk ishte i mjaftueshëm. Kësisoj, në finalen e 7 qershorit, do të ballafaqohen Hajvalia dhe Feronikeli.
Një ditë më parë, skuadra nga Drenasi eliminoi Dritën me golin e vetëm të shënuar nga Elhami Berisha në minutën e fundit të sfidës në fitoren 1:0. Dueli i parë mes tyre përfundoi në barazim, 0:0.