trepca89-hajvalia1Ndeshja  e javës së 16-të në Raiffeisen Superligë ndërmjet Hajvalisë dhe Trepçës’89, e cila nuk u zhvillua të dielën për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, do të luhet, të mërkurën, më 25 nëntor, në orën 13:00, në Kizhnicë. Ndërkohë, ndeshja e javës së 17-të ndërmjet Hajvalisë dhe Feronikelit, do të zhvillohet më 2 dhjetor, pasi skuadra kampione dhe fituese e kupës, Feronikeli, në fundjavë do të jetë pjesëmarrëse e turneut tradicional “Pavarësia” në Vlorë.