Federata e Futbollit e Kosovës njofton mediat se është hapur procesi i akreditimit për gazetarë dhe fotoreporterë për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës ndërmjet Dritës dhe Llapit. Kjo ndeshje zhvillohet të enjten, më 26 maj, në orën 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kërkesat për akreditim pranohen deri më datë 25 maj.

Aplikimi bëhet përmes platformës online në linkun e mëposhtëm (ndeshjen Drita vs Llapi e gjeni tek kategoria Events)

ffk-media.com