Federata e Futbollit e Kosovës njofton mediat se është hapur procesi i akreditimit për gazetarë dhe fotoreporterë për ndeshjen e barazhit të Superligës: Trepça’89 – Dukagjini;
Ndeshja zhvillohet më 28 maj, 2021, në orën 16:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Për të aplikuar për akreditim ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:
Afati i fundit për aplikim është 27.05.2021, në ora 18:00.
Numri i gazetarëve dhe fotoreporterëve është i limituar për shkak të masave antiCovid-19.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
me respekt,
Federata e Futbollit e Kosovës