Federata e Futbollit e Kosovës njofton përfaqësuesit e mediave se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjen: Kosovë – Holandë (UEFA Women’s Euro 2021) – 27 tetor 2020, ora 19:00, Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Për të aplikuar për akreditim ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:
www.ffk-media.com

Afati i fundit për aplikim është 25 tetor 2020.

Kërkesat e pranuara pas këtij afati do të merren në shqyrtim varësisht prej vendeve të lira në dispozicion.

Njoftimin për statusin e kërkesës suaj për akreditim do ta merrni deri me datën 26 tetor 2020.

Me respekt
Federata e Futbollit e Kosovës
press@ffk-kosova.com