Federata e Futbollit e Kosovës njofton se është hapur procesi i akreditimit për gazetarë për ndeshjet:

  • Shqipëri – Kosovë (ndeshje miqësore) – 11 nëntor 2020, ora 16:00, stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan.
  • Kosovë U21 – Shqipëri U21 (UEFA Euro 2021- Qualifying Round) – 13 nëntor 2020, ora 19:00, stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
  • Kosovë – Moldavi (UEFA Nations League) – 18 nëntor 2020, ora 20:45, Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Për të aplikuar për akreditim ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:

www.ffk-media.com

Afati i fundit për aplikime është si vijon:
7 nëntor 2020 për ndeshjen Shqipëri – Kosovë
9 nëntor 2020 për ndeshjen Kosovë U21 – Shqipëri U21,
15 Nëntor 2020 për ndeshjen Kosovë – Moldavi.

Kërkesat e pranuara pas këtij afati do të merren në shqyrtim varësisht prej vendeve të lira në dispozicion.

Vëmendje: Pasi që numri është i limituar për shkak të masave ndaj “Covid-19”, lusim të gjithë gazetarët të cilët dërgojnë kërkesë edhe për ndjekjen e konferencave, të bëjnë përpjekje maksimale që të jenë aty.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Me respekt
Federata e Futbollit e Kosovës
[email protected]