Federata e Futbollit e Kosovës njofton mediat se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjet miqësore të muajit nëntor:

Kosovë – Armeni, 16 nëntor 2022, stadiumi “Fadil Vokrri”.

Kosovë – Ishujt Faroe, 19 nëntor 2022, stadiumi “Fadil Vokrri”.

Për të aplikuar për akreditim ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://ffk-media.com/

Sapo të hapni faqen,  në anën e djathtë sipër ju shfaqen opsionet për të zgjedhur gjuhën në të cilën doni të aplikoni.

Afati i fundit për aplikim është data 13 nëntor 2022. Kërkesat e pranuara pas këtij afati do të merren në shqyrtim varësisht prej vendeve të lira në dispozicion.

Njoftimin për statusin e kërkesës suaj për akreditim do ta merrni pas datës 13 nëntor 2022.