Federata e Futbollit e Kosovës njofton mediat se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjet:
Kosovë  – Greqi (UEFA World Cup Qualifiers)
5 shtator 2021, Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Kosovë – Spanjë (UEFA World Cup Qualifiers)
8 shtator 2021, Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Për të aplikuar për akreditim ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://www.ffk-media.com/

Afati i fundit për aplikim është 1 shtator 2021.

Kërkesat e pranuara pas këtij afati do të merren në shqyrtim varësisht prej vendeve të lira në dispozicion.

Njoftimin për statusin e kërkesës suaj për akreditim do ta merrni deri me datën 4 shtator 2021.