8 qershor, 2023 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton përfaqësuesit e mediave se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjet e muajit qershor:
Kosova – Rumania (Kualifikimet për Euro 2024) – 16 qershor 2023, ora 20:45, stadiumi “Fadil Vokrri”.
Bjellorusia – Kosova (Kualifikimet për Euro 2024) – 19 qershor 2023, ora 20:45, stadiumi “Szusza Ferenc”, Budapest.
Afati i fundit për aplikim është data 13 qershor, derisa konfirmimet rreth akreditimit do t’i pranoni më 14 qershor.
VËREJTJE: Luteni që për ndeshjen Bjellorusia – Kosova dhe çdo ndeshje tjetër jashtë vendit, të aplikoni me pasaportë, për shkak të dorëzimit të të dhënave tuaja personale në shtetin ku zhvillohet ndeshja.
Për të aplikuar për akreditim ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:
Në anën e majtë të faqes e zgjedhni opsionin e gjuhës shqipe.
Kërkesat e pranuara pas afatit do të merren në shqyrtim varësisht prej vendeve të lira në dispozicion.
Me respekt,
Federata e Futbollit e Kosovës