Federata e Futbollit e Kosovës njofton se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjet:
Kosovë U21 – Austri U21 (UEFA Euro 2021- Qualifying Round) – 9 Tetor 2020, Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, Kosovë
Kosovë – Slloveni (UEFA Nations League) – 11 Tetor 2020, Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, Kosovë
Kosovë U21- Andorë U21 (UEFA Euro 2021- Qualifying Round) – 13 Tetor 2020, Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, Kosovë
Për të aplikuar për akreditim ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://www.ffk-media.com/
Afati i fundit për aplikim është 3 tetor 2020.
Kërkesat e pranuara pas këtij afati do të merren në shqyrtim varësisht prej vendeve të lira në dispozicion.
Njoftimin për statusin e kërkesës suaj për akreditim do ta merrni deri me datën 6 tetor 2020.
Vëmendje: Pasi që numri është i limituar për shkak të masave ndaj “Covid-19”, lusim të gjithë gazetarët të cilët dërgojnë kërkesë edhe për ndjekjen e konferencave, të bëjnë përpjekje maksimale që të jenë aty.
Ju falënderojmë për mirëkuptim!