Historiku i shkurtër i futbollit të Kosovës
PERIUDHA E PARË
Topi i parë në Kosovë është sjellur nga një student i Grenoblit më 1919, por thuhet se më 1914 futboll kanë luajtur Austro-Hungarezët që kanë shërbyer në Kosovë në atë kohë.
Futbolli në Kosovë është luajtur shumë herët, por klubet e para janë formuar në vitin 1922 në Gjakovë dhe KF “Prishtina” në Prishtinë, e më pastaj formohen edhe klubet e tjera.
Garat nuk kanë qenë të rregullta për arsye të situatës jostabile që ka mbretëruar në atë kohë.
PERIUDHA E DYTË
Kjo periudhë fillon pas luftës së dytë Botërore prej vitit 1945 e deri më 1991. Në këtë kohë futbolli në Jugosllavi përparon në mënyrë të shpejtë e bashkë me të edhe futbolli kosovar, kur formohet edhe Federata e Futbollit të Kosovës më 1948, si degë e Federatës së Futbollit të Jugosllavisë. Në Ligën e parë jugosllave dallohen më së shumti KF “Prishtina”, kurse një vit anëtar i kësaj lige ishte edhe KF “Trepça” nga Mitrovica. Liga e dytë shtetërore vazhdimisht kishte nga 3-4 klube kosovare. Në këto dy liga Federative garonin Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi,Vojvodina, Kosova dhe Maqedonia, të gjitha në një ligë unike.
Kosova e kishte ligën e vet të parë, ku skuadra kampione kalonte direkt në Ligën e dytë jugosllave, pastaj kishte Ligën e dytë dhe të tretë.
Kosova në këtë kohë kishte reprezentues, referë federativë dhe punëtorë të shumtë të nivelit më të lartë.
Kampionët e Ligës së Kosovës në këtë periudhë kanë qenë:
1945 Jedinstvo (Prishtinë)
1946 Jedinstvo
1947 Trepça (Mitrovicë)
1947-48 Proleteri (Prishtinë)
1948-49 Trepça
1950 Trepça
1951 Kosova (Prishtinë)
1952 Trepça
1953-54 Kosova
1954-55 Trepça
1955-56 Rudari (Stantërg)
1956-57 Rudniku (Hajvali)
1957-58 Rudari
1958-59 Prishtina
1959-60 Rudari
1960-61 Prishtina
1961-62 Buduqnosti (Pejë)
1962-63 C.Zvezda (Gjilan)
1963-64 Slloga (Lipjan)
1964-65 Slloga
1965-66 Buduqnosti
1966-67 Obiliqi (Kastriot)
1967-68 Vëllaznimi(Gjakovë)
1968-69 Vëllaznimi
1969-70 Vëllaznimi
1970-71 Vëllaznimi
1971-72 Obiliqi
1972-73 Fushë-Kosova
1973-74 Vëllaznimi
1974-75 Liria (Prizren)
1975-76 KXEK Kosova (Kastriot)
1976-77 Prishtina
1977-78 Buduqnosti
1978-79 Prishtina
1979-80 Vëllaznimi
1980-81 Liria
1981-82 Vëllaznimi
1982-83 KNI ”Ramiz Sadiku” (Prishtinë)
1983-84 Liria
1984-85 C.Zvezda
1985-86 Vëllaznimi
1986-87 Liria
1987-88 C.Zvezda
1988-89 Buduqnosti
1989-90 Vëllaznimi
1990-91 Fushë-Kosova
Plotësim: Në këtë etapë, për shkak të situatave politike në Kosovë, përkatësisht për shkak të demostratave gjithëpopullore të shqiptarëve më 1981 dhe më 1989, kampionatet e Ligës së Kosovës 1980-81 dhe 1988-89, me vendimet e pushtetit të atëhershëm, janë ndërprerë që në fillim të stinorit pranveror dhe me dekret, kampion janë shpallur skuadrat që në ato momente kanë qenë në pozitat e para të renditjes tabelare (Liria, përkatësisht Buduqnosti).
Shënim: Duhet theksuar se në këtë periudhë skuadrat më të suksesshme të Kosovës kanë qenë të përfshira në kategoritë më të larta të shtetit të atëhershëm (Jugosllavisë), prandaj Liga e Kosovës ka qenë për nga cilësia më e dobët.
PERIUDHA E TRETË
Në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë, pikërisht në vitin 1991 futbolli kosovar ishte në zenitin e saj dhe kishte vazhdimisht 4-5 klube në të dy ligat federative. Por, përkeqësimi i situatës politike reflektohej edhe në sport. Ishte gati e pamundur të luhej më futboll, e sidomos jo në Kosovë. Kjo bëri që në gusht të vitit 1991, klubi më i mirë i Kosovës, Prishtina me një traditë të ndritshme në Ligën e parë jugosllave të braktisë Ligën profesioniste të Jugosllavisë, sepse nuk kishte më garancë për sigurinë as të lojtarëve, as të zyrtarëve të tjerë, por as të simpatizuesve kosovar.
Reaksioni i pushtetit të Millosheviqit ishte pa presedan në historinë e sportit. Ai suprimoi të gjitha klubet e të gjitha sporteve dhe definitivisht i largoi nga fushat e veta të gjithë sportistët e Kosovës, siç bëri edhe me punëtorët që i la në rrugë. Të gjitha nivelet e ligave të futbollit në Kosovë u zhdukën për një ditë nga dora kriminele e pushtetit serb.
Në vitin 1991, pas këtij akti të pashembullt të shtetit serbo-jugosllav, futbolldashësit kosovar treguan qartë se nuk mund të jetojnë pa futboll dhe në kushte absurde për shekullin e 20-të, formuan FEDERATËN E FUTBOLLIT TË KOSOVËS, të pavarur nga Jugosllavia me të gjitha organet e saja: kryetarin, bordin prej 12 anëtarëve nga 7 qendrat rajonale, komisionet, shoqatat etj..
Ndeshja e parë u zhvillua në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, më 13 shtator 1991, që shënoi fillimin e kampionatit të parë të pavarur të Kosovës. Liga e parë e Kosovës numëronte 20 skuadra, ndërsa ligat tjera mvarësisht nga Regjionet, por ndeshjet luheshin vetëm nëpër fusha të improvizuara, në kushte shumë të vështira.
Nëpër stadiumet e futbollit të Kosovës luanin tani 8% e popullatës së gjithmbarshme të saj, pra vetëm serbët. Maltretimet, burgosjet, rrahjet ishin të pranishme në çdo javë, por futbolli në Kosovë mbijetoi dhe u luajtë deri në janar të vitit 1998, kur filloi fushata luftarake serbe ndaj popullatës civile të Kosovës. Edhe gjatë kësaj periudhe (1991-1998)në Kosovë luhej futbolli sipas rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s, dhe çdo ndryshim i rregullave të tyre menjëherë aplikohej në sistemin e garave tona.
Kampionët e Kosovës në periudhën e tretë kanë qenë:
1991-92 Prishtina
1992-93 Trepça
1993-94 Dukagjini (Klinë)
1994-95 Liria
1995-96 Prishtina
1996-97 Prishtina
1997-98 Kampionati, për shkak të luftës, ndërpritet pas përfundimit të stinorit vjeshtor
1998-99 Për shkak të luftës, kampionati nuk u zhvillua fare.
PERIUDHA E KATËRT
Faza e IV-të e Futbollit në Kosovë filloi menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë më 1999, kur u riorganizua FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS. Konstituohet Kuvendi, miratohet Statuti, konfirmohen klubet pjesëmarrëse, caktohen komisionet, shoqatat, etj.
Liga e parë numëronte 18 skuadra, Liga e dytë – dy grupe me nga 14 suadra.
Prej vitit 1991 vazhdimisht në futbollin e Kosovës është luajtur sipas rregullave të UEFA-së dhe FIFA-s, derisa interesimi për futboll ishte i madh, përkundër faktit se edhe më tutje FFK-ja vazhdonte të ishte jashtë organizmave ndërkombëtare. Megjithë insistimin e vazhdueshëm për t’u bërë pjesë e UEFA-s e FIFA-s një gjë e tillë ishte pamundur të realizohej për shkak të rrethanave politike.
Kushtet infrastrukturale prej vitit 1999 e deri në anëtarësimin e Kosovës në UEFA e FIFA kanë qenë të vështira dhe futbolli ka mbijetuar vetëm falë sponsorëve vullnetarë, të cilët me vite të tëra kanë dhënë mjetet e tyre personale.
Kampionët e Kosovës pas çlirimit
1999-2000 Prishtina
2000-01 Prishtina
2001-02 Besiana
2002-03 Drita (Gjilan)
2003-04 Prishtina
2004-05 Besa (Pejë)
2005-06 Besa
2006-07 Besa
2007-08 Prishtina
2008-09 Prishtina
2009-10 Trepça
2010-11 Hysi
2011-12 Prishtina
2012-13 Prishtina
2013-14 Llamkos Kosova
2014-15 Feronikeli
PERIUDHA E PESTË
Pas shumë peripecive, sakrificave të shumë gjeneratave, më në fund Federata e Futbollit e Kosovës, nën drejtimin e Fadil Vokrrit, pas shumë takimeve dhe lobimeve, arriti që t’i thyejë të gjitha barrierat dhe në maj të vitit 2016 të bëhet fillimisht anëtare e UEFA-s, e më pas edhe e FIFA-s, duke u bërë kësisoj pjesë e familjes së madhe të futbollit evropian dhe atij botëror. Kjo periudhë vlerësohet edhe si më e rëndësishmja për zhvillimin e mëtejmë të futbollit kosovar, pasi tani përveç se Kosova merr pjesë në kualifikimet e Evropianit dhe Botërorit me kombëtaren e saj, edhe klubet po paraqiten në garat evropiane. Madje, Kombëtarja A në formatin e ri garues të UEFA-s, Ligën e Kombeve, që nisi në vitin 2018, arriti që të triumfojë në Ligën D, duke u promovuar në Ligën C për edicionin e radhës, si dhe ta sigurojë pjesëmarrjen në “play-off” për Euro 2020, që pa dyshim paraqet suksesin më të madh të Kombëtares sonë. E me paraqitje të suksesshme po paraqiten edhe kombëtaret e grupmoshave tjera, si dhe ato në konkurrencën e femrave dhe në futsall.
Kampionët pas pranimit në UEFA
2015-16 Feronikeli
2016-17 Trepça’89
2017-18 Drita
2018-19 Feronikeli
2019-20 Drita
Fituesit e Kupës së Kosovës që nga mëvetësimi
1991/92: Trepça (pa lojë)
1992/93: Flamurtari (në finale e mundi Trepçën 1:0)
1993/94: Prishtina (në finale e mundi Vëllaznimin 2:1)
1994/95: Prishtina (në finale e mundi Dukagjinin 1:0)
1995/96: Flamurtari (në finale e mundi Dukagjinin 2:1)
1996/97: 2 Korriku (pa lojë, Gjilani nuk u paraqit)
1999/00: Gjilani (në finale e mundi Besianën 1:0)
2000/01: Drita (në finale e mundi Gjilanin 1:1 – 6:5 pen)
2001/02: Besiana (në finale e mundi Gjilanin 2:1)
2002/03: KEK-u (në finale e mundi Prishtinën 3:1)
2003/04: Kosova Pr.(në finale e mundi Besën 1:0)
2004/05: Besa (në finale e mundi KEK-un 3:2)
2005/06: Prishtina (në finale e mundi Drenicën 1:1 – 5:4 pen)
2006/07: Liria (në finale e mundi Flamurtarin 0:0 – 3:0 pen)
2007/08: Vëllaznimi (në finale e mundi Trepçën’89 2:0
2008/09: Hysi (në finale e mundi Prishtinën 2:1)
2009/10: Liria (në finale e mundi Vëllaznimin 2:1)
2010/11: Besa (në finale e mundi Prishtinën 2:1)
2011/12: Trepça ’89 (në finale e mundi Ferizajn 3:0)
2012/13: Prishtina (në finale e mundi Ferizajn 1:1 – 4:3 pen)
2013/14: Feronikeli (në finale e mundi Hajvalinë 2:1)
2014/15: Feronikeli (në finale e mundi Trepçën’89 1:1 – 5:4 pen)
2015/16: Prishtina (në finale e mundi Dritën 2:1)
2016/17 Besa (në finale e mundi Llapin 1:1 – 4:2 pen)
2017/18 Prishtina (në finale e mundi Vëllaznimin 1:1 – 5:4 pen)
2018/19 Feronikeli (në finale e mundi Trepçën’89 5:1)
2019/20 Prishtina (në finale e mundi Ballkanin 1:0)