|
KE i FFK-sė i bėn thirrje klubeve qė t'i pėrgatisin fushat pėr fillimin e stinorit |
|
|
2012-02-29 Sot më 29 shkurt 2012, KE i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhë nën drejtimin Fadil Vokrrit kryetar, ku debatoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.
KE i FFK-së analizoi përgatitjet për fillimin e stinorit pranveror, ku u theksua se me gjithë plan-programin që kampionati të fillojë më 3 mars, Komisioni për çështje urgjente për shkak të motit të ligë është detyruar të shtyjë për një javë fillimin e kampionatit. Kështu që KE u bën thirrje klubeve që të përgatisin fushat konform rregulloreve. Komisioni i Garave do të hartojë një orar që garat të përfundojnë në afatin e paraparë dhe para fillimit te Euro 2012. Komisioni për inspektimin e fushave e ka bërë inspektimin dhe ka konstatuar se stadiumet janë të gatshme me përjashtim aty ku ka aktualisht ende borë të madhe duke shpresuar se deri në javën tjetër edhe ato fusha sidomos ata të rrafshit të Dukagjinit do të jenë të gatshme për fillimin e garave. KE miratoi edhe Raportin e Komisionit për kalimin, lojtarëve gjatë këtij afat kalimtar ku ishin 181 kërkesa për ndërrimin e mjedisit nga 29 klube të të gjitha rangjeve. KE ka marrë vendim për funksionalizmin edhe më të mirë të Lidhjeve rajonale. Po ashtu KE do të shqyrtojë mundësitë e lidhjeve të klubeve me teknologjinë informative me FFK-në që menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve të dërgohen Protokollet e ndeshjeve dhe të gjitha të dhënave tjera me interes për klubet dhe FFK-në. |
|
|  Sponsor teknik i FFK-së |
|
Informacion rreth FFK-sė| Kryetar: | Fadil Vokrri | | Sek. i përgj.: | Eroll Salihu | | Përzgjedhës: | Albert Bunjaki | | Viti i Krijimit: | 1946 | | Adresa: | Rruga "Agim Ramadani" nr 45, Prishtinë. | Phone: Fax: | 038 22 62 23 038 22 62 25 | | E-mail: |
This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it
| 
|
|
|