|
Nga mbledhja e KE tė FFK-sė |
|
|
2012-03-07 Sot më 7 mars 2012, KE i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhë nën drejtimin Fadil Vokrrit kryetar, ku debatoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.
KE i FFK-së analizoi përgatitjet për fillimin e stinorit pranveror, ku u konstatuar se përgatitjet po kryhen sipas dinamikës. Në këtë drejtim, KE miratoi listën e gjyqtarëve për stinorin pranveror të atyre që kishin kaluar testet, ndërkaq për ata gjyqtarë që nuk kanë arritur t’i përmbushin normat do të organizohet riprovimi. Po ashtu KE miratoi propozim-vendimin e Shoqatës së Trajnerëve që në të gjitha klubet, duhet të pajisen me licenca pune të gjithë kryetrajnerët, trajnerët dhe trajnerët e portierëve për të gjitha rangjet dhe grup-moshat garuese. Në këtë mbledhje, KE mori vendim që edhe këtë vit të vazhdohet me mbajtjen Kampit Kombëtar U-15 dhe përgjegjës të këtij kampi caktoi anëtarin e KE Murat Hoxhën. Po ashtu iu përgjigj pozitivisht ftesës së Akademisë së Futbollit nga Izmiri “buca-spor” që një ekip të grup-moshës 12 vjeç të merr pjesë në një turne që do të zhvillohet më 7 e 8 prill në Izmir e ku do të marrin pjesë ekipet e të rinjve: Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, Bursa-spor, Galatasaray, Antalia, Tranzbu-spor, Beshiktash dhe një ekip nga Bosnja. Duke shikuar bashkëpunimin ndërmjet Organizatës për Edukimin sportiv të Kosovës (OESK) dhe FFK-së, KE falënderon këtë organizatë për bashkëpunim, por ka marrë vendim që të tërhiqet nga bashkëpunimi i mëtutjeshëm, sepse në strategjinë për edukimin sportiv të kuadrove në futboll duhet të merren mekanizmat profesional me licenca nga UEFA dhe FIFA gjithnjë në përputhje me rregullativën e këtyre mekanizmave. Në përputhje me ligjet KE përcaktoi moshën minimale për lidhjen e kontratës profesionale për futbollistë dhe kjo do të jetë mosha 15 vjeçe. KE bëri edhe ndryshime dhe plotësime në disa komisione relevante që drejtojnë garat. Kështu që disa prej tyre kanë këtë përbërje: Komisioni i Garave Isuf Ajet Luan Prekazi Xhafer Halilosmani
Komisioni Disiplinor Agim Bahtiri Ismet Shurdhani Luan Salihu
Komisioni Profesional i Gjyqtarëve Ismet Shurdhani Ibrahim Delibashzade Shyqeri Gashi Adem Dobra Xhafer Zeqiri
|
|
|  Sponsor teknik i FFK-së |
|
Informacion rreth FFK-sė| Kryetar: | Fadil Vokrri | | Sek. i përgj.: | Eroll Salihu | | Përzgjedhës: | Albert Bunjaki | | Viti i Krijimit: | 1946 | | Adresa: | Rruga "Agim Ramadani" nr 45, Prishtinë. | Phone: Fax: | 038 22 62 23 038 22 62 25 | | E-mail: |
This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it
| 
|
|
|