Historiku i Futsallit Print E-mail

Çka është Futsall?

Termi futsall është  shkurtesë nga gjuha portugeze futebol de salao respektivisht spanjolle futbol de sala dhe d.m.th. futboll i palestrës.
Ky është version i zvogëluar i futbollit „të madh“. E luajnë dy (2) ekipe me nga 5 lojtarë, duke lllogaritur edhe portierin. Futsalli është versioni i vetëm i pranuarnga ana e FIFA-së.Me këtë ky sport ka fituar në peshë dhe në vitin 2012 pritet që të jetë edhe sport olimpik. Futsallin duhet dalluar nga futbolli i palestrës  walled soccer-a ose cage ball-a. Emërtimin „futbolli i vogël“ nuk do ta përdorim për aktivitete të ndryshme, pasi emërtimi Futsall është pranuar zyrtarisht nga FIFA dhe nga FFK. Në botë me këtë sport merren rreth 300 milion njerëz, diku në 100 shtete. Në kampionin aktual botëror Itali, me këtë sport merren rreth 4 milion  pë dallim nga 1 milion që merren me futboll të madh.

Historiku i shkurtër i Futsallit

Futsall ka ekzistuar një kohë të gjatë me emra të ndryshëm: futboll i rrugës, five-a-side, futboll i sallës, futboll i vogël.Format e ndryshme të  futsallit janë lujatur në shtet të ndryshme. Në Angli, ekipet e ligës së parë në formë trajnimi kanë lujatur në six-a-side gjatë dimrit. Në ish BRSS futbolli i vogël ishte një nga sportet mëtë popullarizuara gjatë dimrit.Në Holandë viteve të  60-ta të shekullit të kaluar ishte organizuar Helder indoor soccer organization (HZVO), dhe është  fillim i institucionalizimit të futsalit.Me gjithë këto fakte, meritë më të madhe për popullarizimin e futsalit nuk i ka Europa por Amerika Jugore.Sipas një versioni futsalin e ka „zbuluar“ Juanu Carlosu Geriani, i cili në garat në Montevideo, Uruguaj në vitin 1930 paraqiti futbollit  me nga  5 lojtarë çdo ekip.Versioni i dytë është se futsali ka lindur nëpër plazhat e Brazilit. Pa marrë aparasysh ku dhe kush e ka zbuluar futsalin, Brazili është edhe për   masovizim fuqi botërore e futsalit.Më 1954 Brazaili ka filluar me rregulla të futsalit, kurse më 1974 trupi ndërkombëtar FIFUSA ( Federacao Internationale de Futebol de Salao) është themeluar në Sao Paolo). Garat e para ndërkombëtare ,të organizuara nga FIFUSA, u mbajtën më 1965. Kupën e parë amerikano jugore e fitoi Paraguaji. Deri më 1979 janë mbajtur gjashtë kupa dhe të gjithat  ka fituar Brazili.Më 1989 është kryer unifikimi i  të gjitha rregullave dhe lindi Futsal. Në fillim të 2008 ,Komiteti Ekzekutiv i FFK-së krijoi Komisionin për Futsal në përbërje; Ismajl KOSUMI-Kryetar,Huar MORINA dhe Skender SADIKU -anëtarë. Pas punës gjashtëmujore dhe mbajtjes së kualifikimeve me 21 .11. 2008 në Prishtinë me pjesëmarrje të klubeve:

1.Blla Blla –   Ferizaj
2.Bunjamini-  Mitrovicë
3.Drenasi      -    Drenas
4.Fan Llapi -    Podujevë
5.Feniks        -     Prizren
6.Intercom  -    Viti
7.Renta Car Dreni-    Prishtinë
8.Tradita       -   Skenderaj
9.Space Club Peja –       Peja
10.Va Piano Shala-         Mitrovicë
Fillon  zyrtarizimi i Futsalit në Kosovë dhe krijimi i zingjirit të ligave.

 

Informacion rreth FFK-sė

 Kryetar:Fadil Vokrri
 Sek. i përgj.:Eroll Salihu
 Përzgjedhës:Albert Bunjaki
 Viti i Krijimit:1948
 Adresa: Rruga "Agim Ramadani" nr 45, Prishtinë.
 Phone:
 Fax:
038 22 62 23
038 22 62 25
 E-mail: This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it

Partnere

                                                 © Federata e Futbollit e Kosovës - www.ffk-kosova.com * 2002-2010 * Të gjitha të drejtat e rezervuara

                                                                                  Faqja ffk-kosova.com shikohet më mirë me Mozilla Firefox

 

FFK-Kosova.com - Faqja zyrtare