|
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, bazuar në nenin 33 pika 3 nën a) të Statutit të FFK-së dhe me propozim të Komisionit për Futsal, ka aprovuar :
P R O P O Z I C I O N E T E G A R A V E për Superligën e Kosovës në FUTSAL Edicioni i garave 2009/10
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1. Pjesëmarrës në Super Ligën e FUTSAL-it janë dhjetë (10) klubet e futsal-it : 1.Bamboo - Prishtinë 2.Blla Blla - Ferizaj 3.Fan Llapi - Podujevë 3.Feniks - Prizren 4.Përlepnica - Gjilan 5. FC Dreni - Prishtinë 7. Q.R. At L.Mazreku - Pejë 8.Tradita - Skenderaj 9.Space Club Peja - Pejë 10. Vitia - Viti
Neni 2. Garat i udhëheq Komisioni i Futsalit në kuadër të FFK-së (Në tekstin e mëtejmë Komisioni)
Neni 3. Garat luhen me sistemin e Play off-it. Pas sitemit dyfishtë (vajtje-ardhjes), 6 (gjashtë) ekipet e para luajnë Play-off për vendin e parë. I pari (1) dhe i dyti (2) presin fituesit nga takimet , 3 (i treti) kundër 6 (të gjashtit) dhe 4 (i katërti) kundër 5 (të pestit). Në gjysëm finale takohen (1) me fituesin e (4:5), dhe (2) me fituesin (3:6) dhe lujanë dy ndeshje të fituara.Finalistët lujanë deri në dy fitore. Dy (2) ekipet e ranguara në pozitën e fundit bien direkt në rang më të ulët, gjersa i 7 dhe i 8 lujanë barazh me të 3 dhe të katërtin e Ligës së Parë ( i 7 i Super Ligës me të 4 të Ligës së parë dhe i 8 i Superligës me të 3 të Ligës së Parë) m
Neni 4. Para fillimit të garave ,ndeshjet caktohen me short me “ tabelën Berger”.
Neni 5. Kalendarin e përcakton Komisioni i Futsalit pranë FFK-së Kalendarin e garave e vërteton Komiteti EKZEKUTIV i FFK-së. Terminet e përcaktuar mund t’i ndërroj vetëm Komisioni i Futsal-it (Komisari i Garave) dhe ate në raste të jashtëzakonshme.
Neni 6. Gjithë ndeshjet e Super Ligës do të luhen ditën e Enjtë hde të Premtë.Ndeshjen e mbetura mund të luhen edhe ditëve tjera dhe duhet të përfundojnë para luajtjes së gjiros së rradhës. Neni 7. Organizimin e ndeshjes e bënë Komisioni i Futsalit në bashkëpunim me klubin/shoqatën i/e cili/a luan në terenin vendor dhe janë të obliguar të përkujdesen për suksesin e organizimit të ndeshjes. Shoqata/Klubi vendas përkujdeset për rend dhe siguri para,gjatë dhe pas lojës, dhe do të ftohet në përgjegjësi për qfarëdo incidenti dhe mund të ndëshkohet me rregullat Disciplinore të FFK-së. Në rast të dëmeve materiale ,klubi vendor nuk mund të kërkoj kompenzim nga ana e Shoqatës dhe FFK-ja.
Neni 8. Klubet vendase obligohen që të kenë inqizim kualitativ të ndeshjes dhe inqizimin t’ia dorëzojnë vëzhguesit të ndeshjes.Obligohet inqizimi edhe pas ndeshjes, gjersa lojtarët dhe personat zyrtarë nuk lëshojnë fushën.Klubi/shoqata që nuk e plotëson këtë kusht do të ndëshkohet me Rregulloren Disciplinore të FFK-së.
Neni 9. Klubet në procesverbalin e ndeshjen japin vërejtje , kurse ankesën me shkrim e bëjnë pas ndeshjes , duke ia dërguar Komisionit të garave.
Neni 10. Gjithë ndeshjet e Super Ligës luhen në Palestrat të cilat i plotësojnë kushtet për “futsall” të caktuara nga FIFA-së. Klubet obligohen që kontratat me palestra t’i dorëzojnë komisarit të garave para fillimit të garave.
Neni 11. Shoqata/Klubi Nikoqir është i obliguar që të marr gjithë masat për sigurinë e referëve, vëzhguesve dhe ekipit mysafir gjatë ndeshjes dhe deri tek largimi nga fusha. Shoqata dhe ekipi nikoqir obligohet që në gjitha ndeshjet kampionale të siguroj shërbimin shëndetësorë dhe automjetin në rast nevoje për bartje gjer në institucion shëndetësor.Shoqata dhe klubi nikoqir është i obliguar që të punoj në harmoni të këtyre rregullave përndryshe do të bartë pasojat e mosmbajtjes së ndeshjes.
Neni 12. Klubet obligohen që të garojnë me lojtarë më cilësor, pa marrë parasysh rëndësinë që ka ndeshja.
Neni 13. Klubet janë të obliguara që Komisionit të Futsalit para garave në formë të shkruar t’u paraqesin ngjyrat e ndërresave bazë dhe atyre rezervë me të cilat do të garojnë. Gjithë ndeshjet klubi nikoqir i luan me ngjyrën bazë të ndërresave, kurse klubi mysafir është i obliguar që t’i përshtat ngjyrat.
E DREJTA E PJESËMARRJES Neni 14. Në ndeshje kanë të drejtë pjesëmarrjeje gjithë lojtarët e regjistruar që kanë moshë 17 vjeqare dhe kanë të drejtë pjesëmarrjeje në ndeshje kampionale. Lojtarët të regjistruar në cfarëdo kategorie të futbollit të madh nuk kanë të drejtë luajnë për ekip të futsalit. Lojtari i futbollit të madh , tre (3) muaj pas cregjistrimit nga futbolli i madh dhe regjistrimit në futsal, mund të aktivizohet në futsal. Klubet paraqesin 12 lojtarë për pjesëmarrje në ndeshje. Ndryshimet bëhën në afate kalimtare , dhe ate në mes të dy sezonave (pranverë –vjeshtë). Përjashtimisht në ndeshje kampionale mund të marrin pjesë edhe lojtarët me moshë 16 vjeqare me kontrollim specialistik të mjekut , të vërtetuar nga federate. Të drejtën e pjesëmarrjes e vendos vëzhguesi i ndeshjes, në prani të përfaqësuesve të klubeve. Klubi mund të filloj ndeshjen nëse ka së paku 8 (tetë) lojtarë të aftë me pajisje sportive, të cilët regjistrohen në protokol.Në ndeshje nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje lojtarët që janë në suspendim, kanë ndalim të luajtjes dhe me dënim për shkak të tri vërejtjeve. Dënimin automatik për shkak të tri vërejtjeve lojtari e kryen me mospjesëmarrje në ndeshjen e parë kampionale.
Neni 15. Në ndeshjet e Super Ligës mund të marrin pjesë vetëm lojtarët që janë të shpallur të shëndëtshëm nga ana e mjekut, dhe kjo duhet të evidentohet në licencë. Afati i kontrollimit mjeksor është (1vit) - 6 muaj.Nëse mjeku e shpall lojtarin të shëndoshë për një periudhë të caktuar kohore më të shkurtër se 6 muaj lojatri mund të marr pjesë nga dita e kontrollit mjekësor gjer në ditët e skadimit të afatit. Në ndeshje lojtari në mungesë të dokumentacionit mund të paraqitet me vërtetimin e mjekut por është i obliguar që 15 minuta pas përfundimit të ndeshjes të sjell dokument i cili do ta identifikonte atë.Lojtari pa kontrollim mjeksor nuk mund të marr pjesë në ndeshje. VËZHGUESI I NDESHJES Neni 16. Për çdo ndeshje kampionale Komisari cakton vëzhguesin i cili përfaqëson Komisionin e Futsalit dhe FFK-në dhe është mbikqyrës i ndeshjeve. Vëzhguesi është i obliguar që të vie në ndeshje një orë para fillimit të ndeshjes. Vëzhguesi obligohet që të përpunoj procesverbalin e ndeshjes menjëherë pas përfundimit të saj në prezencë të përfaqësuesve të autorizuar të klubeve dhe më së voni 48 orë t’ia dorëzoj Komisarit të garave. Vëzhguesi pas lojës me telefon lajmëron Komisarin e garave për rezultat dhe shënime tjera (deri më 10 minuta pas përfundimit) kurse me telefaks kopjen e procesverbalit dhe raportin e vëzhguesit me telefaks ia dërgon Komisionit pas lojës së përfunduar. Nga një kopje të procesverbalit dhe raportit të delegatit, delegate ia dorëzon përfaqësuesve zyrtar të klubeve menjëherë pas përmbylljes së procesverbalit. Vëzhguesi obligohet që t’i kryej edhe punët tjera që në formë të shkruar ia cakton Komisioni i garave. Vëzhguesi i cili nuk i pëmbahet rregullave ose i shkel ato do të mungoj njëherë ose më shumë herë , kurse do të ngritet edhe procedura ndaj tij. Për përcaktimin e parregullësive përgjegjës është Komisioni i garave.
PROCESVERBALI I NDESHJES Neni 17. Për gjithë ndeshjet kampionale është obligim përpilimi i procesverbalit të ndeshjes. Procesverbalin e ndeshjes e përpilon vëzhguesi i ndeshjes. Përmirësimet e procesverbaleve kryhen zyrtarisht , në bazë të shkresës së klubit dërguar Komisionit të garave dhe klubit kundërshtarë. Shkresat dorëzohen 48 orë pas luajtjes së ndeshjes, përmirësimet kryhen para gjiros së ardhshme, dhe me përmirësime duhet të njoftohen të gjitha klubet pjesëmarrëse.
REFERËT E NDESHJEVE Neni 18. Për gjithë ndeshjet kampionale referët i cakton Komisioni për Refer .Referët obligohen që të vijnë në teren para fillimit të ndeshjes, për të kontrolluar plotësimin e kritereve për Rregulla të Futbolli të Sallës dhe të vërtetojnë aftësimin e terenit për lojë. Nëse tereni nuk i plotëson kushtet për lojë referët për vendimin e mosmbajtjes së ndeshjes do t’ia paraqesin vëzhguesit i cili për këtë do ta lajmëron Komisionin e garave.
Neni 19. Referët obligohen që në procesverbal të ndeshjes së luajtur të shënojnë vërejtjet e tyre dhe procesin ta nënshkruajnë. Referët janë të obliguar që në process të shënojnë fletëparaqitjen ndaj lojtarëve dhe punëtorëve sportive për gabimet e kryera, para, gjatë dhe pas ndeshjes.
Neni 20. Ndeshjet i referojnë referët nga regjistri i referëve të Superligës në Futsal. Nëse referi i parë i caktuar për referim nuk paraqitet në kohën e caktuar, ndeshjen do ta referoj referi ndihmës. Nëse në ndeshje nuk vie as referi ndihmës atëherë klubet në marrëveshje me shkrim do ta caktojnë ndonjë refer present në ndeshje. Nëse klubet nuk arrijnë marrëveshje, vëzhguesi i ndeshjes do të vendos kush nga referët prezentë do të referoj, dhe gjithë këtë do ta konstatoj me proces. Neni 21. Referi i cili nuk e kryen detyrën në pajtim me rregulla ose nuk i përmbahet konkluzave dhe udhëzimeve nga organet përgjegjëse do të suspendohet nga një gjiro ose më shumë gjiro, kurse në përsëritje të gabimeve do të fillohet edhe procedurë disciplinore. Për suspendime përgjegjës është Komisiari i referimit.
Neni 22. Referët nuk janë përgjegjës për çfarëdo lëndimi të lojtarëve, personave zyrtar ose shikuesve, çfarëdo forme e dëmit material ose humbje e çfarëdollojshme e individit, klubit, ose ndërmarrjes , lidhjes ose organi të ngjajshëm, për arsye të ndonjë vendimi të paraparë me Rregullore ,në aspekt të veprimeve për mbajtje, luajtje dhe kontrolli të ndeshjes.
TRAJNERET Neni 23. Trajneri dhe ndihmës trajneri mund të kryejnë punën e tyre në ndeshje kampionale nëse kanë lejen për punë (licencë) të dhënë nga ana e organit kompetent të FFK-së. Nëse vëzhguesi konstaton se trajneri nuk ka licencë atij i ndalohet qëndrimi në bankinën e paraparë për lojtarë rezervë dhe persona zyrtarë.
PËRFAQËSUESI I KLUBIT Neni 24. Çdo klub është i obliguar që të caktoj personin i cili do ta përfaqësoj në ndeshje. Përfaqësuesi i klubit duhet të ketë autorizimin e shkruar nga klubi të cilin ia paraqet vëzhguesit para fillimit të ndëshjes. Përfaqësuesi i klubit i paraqet ekipin dhe librezat e lojtarëve, si dhe lejen për punë të trajnerit,mjekut dhe fizioterapeutit. Përfaqësuesi i klubit merr pjesë në përcaktimin e identitetit të lojtarit, në shënimet në procesverbal dhe nënshkruan procesverbalin.
NDALESA E PJESËMARRJES PËR SHKAK TË SUSPENDIMEVE Neni 25. Ekipet e përjashtuar , respektivisht gjithë lojtarët e klubeve të përjashtuara janë përgjegjës konform Rregullores Disciplinore të FFK-së.
ANKESA Neni 26. Ankesat në ndëshje i dërgohen Komisionit të garave i cili i zgjidh në shkallën e parë. Ankesa në të gjitha bazat duhet me telefon ose faks të parashtrohen në afat prej 24 orësh nga dita e luajtjes së ndeshjes . Arsyetimet e ankesës së bashku me dëshminë e pagesës dërgohen 48 orë pas luajtjes së ndeshjes në dy kopje, Nëse afati i ankesës skadon në ditën e dielë ose në ditë feste ai zgjatet deri në ditën e parë punuese. Gjatë caktimit kohor të ankesës merret parasyshë dita e vulës postare, letrës rekomande, telegramit, faksit ose ditës së fletëpagesës.
TAKSA NË ANKESË Neni 27. Lartësinë e taksës së ankesës në të gjtha bazat e cakton KE i FFK në propozim të Komisionit të Futsal-it.Lartësia e taksës dhe gjithë ndryshimet e taksave paraqiten në Buletinin e FFK-së (Buletinin e Ligës përkatëse).Taksa i ktheht kërkuesit nëse ankesë plotësisht aprovohet (50 €).
Neni 28. Ankesat e pa paralajmëruara, të vonuara ose jo plotësisht të taksuara nuk do të hyjnë në procedurë, por do të hudhen, kurse ndeshja do të regjistrohet me rezultatin e arritur.
Neni 29. Vendimet rreth ankesave sjellen së paku 48 orë nga pranimi i ankesave, gjegjësishtë 24 orë tek procedura e shkurtuar.
Neni 30. Ankesat në vednime të Komisiait të garave i drejtohen Komisionit të Ankesave . Ankesa drejtohet përmes Komisarit të garave në afat prej 8 (tetë) ditësh pas pranimit të vendimit. Në raste të veqanta (dy gjirot e fundit) afati për ngritje të ankesës është 3 (tri) ditë. Vendimi në shkallë të dytë duhet të sillet më së vonti në afat pre 14 ditësh, kurse në procedurën e shkurtuar në afat 7 ditor. Kundër vendimit të Komisionit për ankesa nuk ka vend për ankesë.
REGJISTRIMI I NDESHJEVE Neni 31. Nëse në lojë nuk ka ankesë, dhe nuk ka arsye që ajo të regjistrohet me 3:0 (par forfe), ndeshja regjistrohet me rezulatin e arritur. Lojërat e mbajtura i regjistron Komisioni për gara me rregull më së voni në afat 48 orësh nga dita e luajtjes. Në rast se në ndonjë ndeshje ëshë ngritur ankesë. Afati për regjistrim të ndeshjes vazhdohet gjer në sjellje të vendimit, respektivisht gjer në kryerje të vendimit të ankesës. Ndeshja e regjistruar nuk mund të anulohet nga ana e Komisionit të garave, nëse vendimi është fuqiplotë ose në shkallë të dytë është sjellur vendim definitive, pos në procedurat e parapara me Rregullore për gara të futbollit të sallës.
PËRGJEGJËSITË DISCIPLINORE Neni 32. Për shkeljet disciplinore të cilat kryhen nga ana e klubeve,lojtarëve, referët, trajnerët, ose punëtorët tjerë sportive në këto gara vendos gjygjtari disciplinor, në bazë të neneve të Rregullores Disciplinore të FFK-së dhe Kritereve të veprimtarisë së gjygjtarit disciplinor.
PËRCAKTIMI I PLASMANIT Neni 33. Klubi i cili fiton ndeshjen fiton 3 (tri) pikë , tek barazimet secili ekip merr nga një pikë. Klasifikimi në tabelë përcaktohet me mbledhjen e pikëve të grumbulluara.
VAZHDIMI I LIGËS Neni 34. Në fund të edicionit 2009/10 ligën e lëshojnë 2 (dy) ekipet të renditura në pozitat e fundit, kurse nga Liga e Parë hyjnë dy (2) ekipet e renditura në 2 (dy) vendet e para, gjersa ekipet e renditura në pozitat 7 dhe 8 tek Super Liga dhe ekipet 3 dhe 4 tek Liga e Parë në Barazh (në 2 (dy) fitore) luajnë për 2 pjesëmarrës të Super Ligës.
Neni 35. Nëse nga ndonjë arsye para dhe gjatë kampionatit zbrazet një ose më shumë vende , Super Liga nuk mund të plotësohet me ekipe.
PJESËMARRJA E KLUBEVE NË GARAT NDËRKOMBËTARE Neni 36. Në garat e organizuara nga ana UEFA-së do të marrin pjesë: -Fituesi i Super Ligës së Kosovës merr pjesë në Kupën e Kampionëve të Europës, klubi i dytë merr pjesë në Kupën e UEFA-së . Në rat se klubi i njejët është fitues i SuperLigës dhe i Kupës së Kosovës , në Kupën e fituesve të Kupës do të marr pjesë finalisti i Kupës së Kosovës.
TË DREJTAT DHE OBLIGIMET NGA GARAT Neni 37. Në gjithë ndeshjet e Super Ligës kryhet shitja e biletave të cilat i shtypin klubet sipas nevojave të tyre. Të ardhurat nga ndeshjet i mbledhin klubet. Në marrëveshje mes klubeve/shoqatave 20 % të fitimit i shkon FFK-së, gjegjësisht Komisionit të Futsal-it. Gjithë klubet e SUPER Ligës obligohen që në emër të participimit të paguajnë shumën prej 2 x 500 € (1 000 €) Nëse lojtari/zyrtari ndëshkohet me karton të kuq apo me 2 (dy) kartonë të verdhë (tre katuqa të verdhë) , ekipi i tij ndëshkohet me të holla , si vijon: Kartoni i kuq –Direkt ------ 50 € Dy kartona të verdhë(Kuq) ----- 30 € Tre kartona të verdhë ----------- 30 € Nëse ndëshkohet ndokush nga Zyrtarët (në bankë) Kartoni i Kuq ----- 100 € Mosparaqitja e ekipit në fushë pa arsye ........... (- 3 pikë) dhe 150 € Neni 38. Fitimi nga ndeshja e mbetur, pas kalkulimit të hargjimeve i ndahet klubeve pjesëmarrëse. Nëse nuk mund të plotësohen hargjimet, klubet i ndajnë humbjet e përbashkëta. Neni 39. Klubet e Super Ligës kryejnë pagesën obligative që e cakton KE i FFK-së: 1) Participimin për Superligë 2) Hargjimet e Referëve/vëzhguesve dhe zyrtarëve tjerë TRANSMETIMET Neni 40 Ndeshjet e Super Ligës mund transmetohen edhe direkt nëpër mjet televizionit, kurse kjo kryhet me marrëvesjen mes TV, FFK-së dhe Komisionit për Futsal.Ndeshjet e Super Ligës mund të transmetohen si reportazhe ose inqizimie televizive. Web faqja zyrtare është www.ffk-kosova.com (Aktivitete – Futsal)
SHPËRBLIMET Neni 41. Ekipi i parë shpërblehet me kupë ku gravohet emir i klubit dhe viti , si dhe në marrëveshje mes klubeve dhe FFK-së mund të ketë edhe shpërblime tjera,mund të shpërblehen edhe golashënuesi dhe ekipi më fer play.
DISPOZITAT TJERA Neni 42. Secili klub duhet të ketë dëshmi për objektin sportive (palestër). Dëshmitë janë: dëshmia e pronësisë, menagjimit, kontratë të shitëblerrjes apo marrëveshja për shfrytëzim të objektit në periudhën e mbajtjes së garave. Këto dëshmi klubet duhet të dorëzojnë Komisarit të garave para fillimit të garave. Ekipi nikoqir obligohet që të siguroj hapsirën për takim të personave zyrtar dhe përfaqësuesve të klubeve, që mbahet 45 minuta para fillimit të ndeshjes: Nën udhëheqjen e vëzhguesit të ndeshjes do të marrin pjesë: -referët e ndeshjes - përfaqësuesit e autorizuar të klubit - udhëheqësi i sigurimit Në raste të nevojës delegate mund të kërkoj që në takim të marrin pjesë udhëheqës të organeve të veqanta të kyqur në organizim të ndeshjes. Në takim kryhet kontrollimi i gjithë obligimeve për pregaditjen e organizimit të ndeshjes të cilat burojnë nga Rregulloret dhe Propozicionet e garave . Vërtetimi i plotësimit të kushteve për ndeshje nënshkruhet nga ana e personave zyrtarë dhe përfaqësuesve të klubeve.
Neni 43. Komisioni i Futsal-it vendos se me çfarë topa do të luhet kampionati, dhe Komisioni së bashku me klubin-shoqatën nikoqire duhet të siguroj së paku 2 (dy) topa të paraparë me Rregulla për “Futsal”.
Neni 44. Ekipi mysafir duhet të respektoj ngjyrën e ndrresave të ekipit nikoqir e cila i është paraqitur Komisarit të garave. Nëse ekipi mysafir nuk ka ndresa me ngjyrë tjetër ekipi nikoqir do t’ua huazojë ndresat me ngjyrë dalluese nga ngjyra e ndrresave të tyre.Portjeri duhet të mbajë ndrresë me ngjyrë që e dallon nga lojtarët tjerë dhe nga referët.Klubet obligohen që në ndëresa të mbajnë reklamën e spozorit të ligës konform vendimeve të Komisionit. Neni 45 Klubet e Superligës kanë të drejtë në shtyerje të lojërave të caktuara nëse ekipi I tyre , ose nëse dy e më shumë lojtarë marrin pjesë në garat zyrtare të UEFA-së Neni 46 . Gjatë ndeshjes në bankën e rezervistëve , mund të gjenden këta persona: - përfaqësues zyrtar të klubit (me vendim të shkruar): - trajneri dhe ndihmëstrajneri ( me licenca); - mjeku dhe fizioterapeuti ; - lojtarët rezervë me pajisje sportive dhe me pancirë (më së paku 3 e më së shumti 7)
Neni 47. Në rast të përjashtimit të personave nga neni. 46 ,ata duhet dalë në publik. Neni 48. Klubi vendas obligohet të siguroj semaforin ose orën (kronometrin) dhe pajisjet për shënimine e gabimeve të akumuluara.
Neni 49. Klubi vendas është i obliguar që të siguroj hapsirën për Doping Kontrollë. Hapsirën e përbëjnë:-hapsira e pritjes -hapsira e punës për mbushjen e formularit dhe për punë me mostër. Hapsira duhet të shënohet me mbishkrimin DOPING KONTROLLA.
Neni 50. Për secilën ndeshje obligohet mbajtja e procesverbaleve mbi ndeshje sipas modelit të përpiluar nga Komisioni i Futsal-it. Vëzhguesi, referët dhe përfaqësuesit e të dy ekipeve janë të obliguar që në procesverbalin të shënojnë gjithë shënimet e kërkuara
TRUPAT E GARAVE Neni 51. Trupat e garave janë : - Komisari i garave (Hashim VITIA) - Komisari për referim (Isa MUSTAFA) - Komision Disciplinor (Ismajl KOSUMI, Hashim VITIA, Isa MUSTAFA) - Komisioni për ankesave (Besim FAZLIU (Feniks), Adnan HYSENI (Space Club Peja), Hamdi SHABANI (Tradita))
KOMISIONI I GARAVE Neni 52. Komisari i garave: - ka mbikqyrjen mbi garat e ligës ; - udhëheq me gara në harmoni me propozicionet dhe rregulloret e garave të vendosurs nga ana e KE e FFK-së ; - cakton vëzhguesit - regjistron ndeshjet dhe zgjedh ankesat dhe vërejtjet në lojërat e mbjatura në shkallë të parë ; - mban tabelën e garave ; - cakton oraret, dhe lejon ndryshimin e termineve të garave; - përcjell dhe studion sistemin e garave dhe propozon ndryshimet dhe plotësimet ; - sjell propozimet e Akteve për organizim dhe mbarëvajtje të ndeshjeve; - pregadit dhe propozon gjithë aktet normative të nevojshme për gara ; - mbanë evidencën e sukseseve të klubeve në garën për «Fair play»; - së paku dy herë në vit përpunon dhe jep raportin për gara ; - kryen edhe detyra tjera të cilat ia besojnë organet e FFK-së
KOMISARI PËR REFER Neni 53. Komisari për refer: - cakton referët për ndeshje; - pregadit aktet normative dhe propozime rreth garave nga fushëveprimi i referëve; - merr pjesë në pregaditjen dhe udhëheqjen e seminareve për refer dhe vëzhgues; - përcjell referimin nëpërmes mjeteve të informimit; - mbledh dhe analizon procesverbalet dhe raportet e referimeve ; - informon organet përgjegjëse për të marrë masat e ndëshkimit : - ngritë fletëparaqitje dhe merr pjesë në analizimin e materialeve të fletëparaqitjeve zyrtare, ankesave dhe vërejtjeve në lidhje me referimin ; - së paku dy herë në vit përpunon dhe jep rapor për referim; - kryen edhe punë tjera të cilat ia beson Komisioni i Futsalit
GJYGJTARI DISCIPLINOR Neni 54. Gjygjtari disciplinor: - zgjedh në shkalllë të parë gjithë kundërvajtjet rë kryera nga klubet,lojtarët,trajnerët, referët, vëzhguesit dhe puntorët e tjerë sportive, dhe në apjtim me rregulloren Disciplinore të FFK-së dhe kritereve për punën e gjygjtarit disciplinor. - së paku dy herë në vit raporton për punën e kryer me propozime për punë më të suksesshme.
KOMISIONI PËR ANKESA Neni 55. - Komisioni për Ankesa në shkallë të dytë zgjedh ankesat në vendimet e Komissarit për gara dhe gjygjtarit disciplinor. - Ankesa në vendimet e Komisarit për gara jepet në afatin e caktuar me këto propozicione - Komisioni ka 5/pes/ anëtarë, kurse vendimet i sjell në tubimini prej 3 anëtarësh. - Vendimi i komisionit për ankesa është definitive. - Pala e paknaqur ka të drejtë të ngris propozim për mbrojtje të rregullores së Garave të FFK-së ose të kërkoj rishqyrtimin me Rregulloren disciplinore të FFK-së.
DISPOZITAT NDËSHKUESE Neni 56. Për shkelje të neneve të këtyre propozicioneve përgjegjësi disciplinore bartin përgjegjësit e klubeve, lojtarët, referët, vëzhguesit dhe punëtorët tjerë sportive, në bazë të rregullores Disciplinore të FFK-së.
DISPOZITAT KALUESE DHE PËRFUNDIMTARE Neni 57. Për të gjitha rastet që nuk janë paraparë me këto propozicione vlejnë Nenet e Rregullave të lojës “Futsal” ,vendimet e bordit ndërkombëtarë, Rregulloret e garave të FFK-së, dhe akteve dhe vendimeve të FFK-së dhe organeve të saja. Neni 58. Për interpretimin e këtyre propozicioneve përgjegjës është KE i FFK-së, kurse Komisioni për Futsal është përgjegjëse për interpretime mes dy takimeve të KE.
Neni 59. Këto propozicione hyjnë në fuqi ditën e aprovimit dhe publikimit në Buletinin zyrtar të FFK.së .
Prishtinë, Tetor 2009 Kryetari i FFK-së, Kryetari i Komisionit të Futsal-it Fadil VOKRRI Ismajl KOSUMI
|