Lilian Thuram i premtoi pėrkrahje FFK-sė Print E-mail
2009-10-20
Gjatë qëndrimit të futbollistit të mirënjohur francez, Lilian Thuram në Kosovë, në  kuadër të projektit të kampeve multientnike kundër racizmit dhe diskriminimit të organizuar nga Këshilli i Evropës dhe organizata “Sporti pa kufij”, sonte në orët e vona, z. Thuram është takuar me kryetarin e FFK-së z. Fadil Vokrri, i cili shoqërohej edhe nga sekretari i  përgjithshëm z. Eroll Salihu. Gjatë këtij takimi shumë  të përzemërt, kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri e njohu futbollistin Thuram, i cili tash është edhe kryetar i Fondit për Edukimin kundër Racizmit, për zhvillimin, problemet dhe synimet e futbollit të Kosovës nëpër periudha të ndryshme, veçmas tash në dritën e pavarësimit të Kosovës, duke i kërkuar mysafirit që të përdorë ndikimin dhe miqësinë e tij, atje ku ai mundet që ta ndihmojë futbollin  e Kosovës, që të bëhet sa më shpejt pjesë e botës. Z. Lilian Thuram u mahnitë me vullnetin dhe punën e klubeve dhe futbollistëve, e në veçanti me përkushtimin e kreut të Federatës, për ta çuar futbollin e Kosovës përpara dhe drejt integrimit në mekanizmat ndërkombëtar. Nga ana e tij. Z. Thuram u premtoi krerëve të futbollit të Kosovës, se tash pasi ka marrë informacione të duhura do të ketë dëshmi të mira që para miqve të tij dhe komunitetit të futbollit të parashtrojë edhe kërkesa që futbolli i Kosovës të bëhet pjesë e Evropës dhe e botës. “Në detyrën e ambasadorit të paqes do të punoj për ta sensibilizuar çështjen e futbollit kosovar, aq më parë që gjatë qëndrimit tim këtu hasa në një mikpritje të rrallë dhe pashë një interesim të jashtëzakonshëm për futbollin te fëmijët dhe të rinjtë, me të cilët pata rast të takohem”, ka thënë Turam. Gjatë takimit po ashtu të dyja palët u zotuan se tash e tutje do të kenë edhe komunikime të formave të ndryshme për të qenë gjithmonë në kontakte të përhershme dhe për të pasur vazhdimisht njohuri të reja për zhvillimin e futbollit të Kosovës.
Vokrri nė bashkėbisedim me Lilian Thuram
Vokrri nė bashkėbisedim me Lilian Thuram
 
Nga takimi i krerėve tė FFK-sė me Lilian Thuram
Nga takimi i krerėve tė FFK-sė me Lilian Thuram
 
  
 
< Prapa   Perpara >

Informacion rreth FFK-sė

 Kryetar:Fadil Vokrri
 Sek. i përgj.:Eroll Salihu
 Përzgjedhës:Albert Bunjaki
 Viti i Krijimit:1948
 Adresa: Rruga "Agim Ramadani" nr 45, Prishtinë.
 Phone:
 Fax:
038 22 62 23
038 22 62 25
 E-mail: This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it

Partnere

                                                 © Federata e Futbollit e Kosovës - www.ffk-kosova.com * 2002-2010 * Të gjitha të drejtat e rezervuara

                                                                                  Faqja ffk-kosova.com shikohet më mirë me Mozilla Firefox

 

FFK-Kosova.com - Faqja zyrtare