Mesazhi Print E-mail
Fadil VokrriTë dashur futbolldashës kosovarë,

Që 15 vite me radhë futbolli kosovar ka mbijetuar falë përkushtimit të parezervë të futbollistëve, trajnerëve , punëtorëve sportiv e sidomos falë sponsorëve të klubeve, të cilët nuk kanë kursyer asgjë në këtë drejtim, dhe ne mburremi me këtë fakt.
Ëndrra jonë e kahmotshme e ndërkombëtarizimit të sportit nuk është më ideal, por ditët i ka të numëruara. Futbolli i Kosovës do të jetë prezent në arenën ndërkombëtare si edhe të gjitha shtetet tjera.
Në këto momente na nevojitet pjekuria sportive e udhëheqësve të klubeve, mirësjellja profesionale e futbollistëve si dhe vetëdijësimi maksimal i simpatizuesve të futbollit, të cilët në mënyrë të denjë duhet t’i përkrahin klubet e tyre.
Ky është obligim i të gjithë atyre të cilët ia dojnë të mirën Kosovës dhe futbollit të saj.
Federata e Futbollit të Kosovës e ndanë fatin e njëjtë me klubet, është në shërbim të tyre, por na mban të gjallë fakti se së shpejti do të jemi pjesë e familjes së madhe evropiane të futbollit.
Të jemi optimist, të mendojmë dhe të sillemi pozitivisht, këtë ua kemi borxh fëmijëve tanë. Mundësitë i kemi të hapura, por na nevojitet shumë punë dhe sinqeritet.
Të vihemi të gjithë në shërbim të futbollit të Kosovës.

 

Me nderime,
Kryetari i FFK-së
Fadil Vokrri

 

Translate

EnglishFrenchGermanItalianPortugueseRussianSpanish

Informacion rreth FFK-sė

 Kryetar:Fadil Vokrri
 Sek. i përgj.:Eroll Salihu
 Përzgjedhës:Albert Bunjaki
 Viti i Krijimit:1948
 Adresa: Rruga "Agim Ramadani" nr 45, Prishtinë.
 Phone:
 Fax:
038 22 62 23
038 22 62 25
 E-mail: This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it

Foto nga galeria

martins baliqi1_thumb.jpg

Partnere

                                                 © Federata e Futbollit e Kosovës - www.ffk-kosova.com * 2002-2010 * Të gjitha të drejtat e rezervuara

                                                                                  Faqja ffk-kosova.com shikohet më mirë me Mozilla Firefox

 

FFK-Kosova.com - Faqja zyrtare