U mbyll kampi i dytė i Pėrfaqėsueses Print E-mail
2009-11-15
Sot është  përmbyllur kampi i Përfaqësueses “A”, ku për tri ditë përzgjedhësi Albert Bunjaki me bashkëpunëtorët e tij, me përpikëri zbatuan programin stërvitor të paraparë për këtë kamp, me futbollistët e ftuar për këtë qëllim. Në fokus të këtyre seancave stërvitore sipas një programi bashkëkohor të përzgjedhësit Bunjaki, ishin në radhë të parë pasimet dhe pranimet e shpejta të topit, loja sulmuese, por edhe ajo në mbrojtje. Janë aplikuar dhe analizuar  sistemet 4-3-3 dhe 4-3-2-1 me përparësitë dhe mangësitë që kanë këto sisteme, duke u futur në debat edhe vet futbollistët. Në ditën e dytë është mbajtur edhe një këshillim mjaft domethënës me trajnerë të skuadrave elite dhe të ligës së parë që për tema bosht kanë qenë: Intensiviteti i lojës në futboll, rëndësia e testimeve fizike si dhe si të rritet intensiteti i lojës në ligat e Kosovës, si dhe ushtrimet e fuqisë fizike. Po ashtu është mbajtur takim edhe me përgjegjësit (trajnerët) rajonal që do të bëjnë përzgjedhjen e futbollistëve U-15 që është një hap drejt krijimit të Përfaqësueses U-15 të Kosovës. Përzgjedhësi Bunjaki dhe bashkëpunëtorët e tij pas përfundimit të kampit janë shprehur mjaft të kënaqur me punën, disiplinën dhe vullnetin e futbollistëve për punë dhe për të qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. Në janar do të bëhen testet fizike për të gjithë të ftuarit në kampin e tetorit dhe të nëntorit, por edhe të tjerëve që përzgjedhësi mendon se mund të jenë pjesë e Përfaqësueses. Në përmbyllje të kampit shtabin teknik dhe futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës ia ka përshëndetur edhe kryetari i FFK-së, z. Fadil Vokrri.

Image  Image 
Image  Image 
Image  Image 
Image  Image 
 
< Prapa   Perpara >

Rezultatet dhe tabelat

Raiffeisen Superliga 

  Liga e Parë 

  Liga 2 - Grupi A  

  Liga 2 - Grupi B

  Superliga Juniorët 

  Liga 1 Juniorët 

Informacion rreth FFK-sė

 Kryetar:Fadil Vokrri
 Sek. i përgj.:Eroll Salihu
 Përzgjedhës:Albert Bunjaki
 Viti i Krijimit:1948
 Adresa: Rruga "Agim Ramadani" nr 45, Prishtinë.
 Phone:
 Fax:
038 22 62 23
038 22 62 25
 E-mail: This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it

Partnere

                                                 © Federata e Futbollit e Kosovës - www.ffk-kosova.com * 2002-2010 * Të gjitha të drejtat e rezervuara

                                                                                  Faqja ffk-kosova.com shikohet më mirë me Mozilla Firefox

 

FFK-Kosova.com - Faqja zyrtare