Historiku Print E-mail

HISTORIKU I SHKURTËR I FUTBOLLIT TË KOSOVËS

 

PERIUDHA  E  PARË

Topi i parë në Kosovë është sjellur nga një student i Grenoblit më 1919, por thuhet se më 1914 futboll kanë luajtur Austro-Hungarezët që kanë shërbyer në Kosovë në atë kohë.
 Futbolli në Kosovë është luajtur shumë herët, por klubet e para janë formuar në vitin 1922 në Gjakovë dhe KF "Prishtina" në Prishtinë, e më pastaj formohen edhe klubet e tjera.
Garat nuk kanë qenë të rregullta për arsye të situatës jostabile që ka mbretëruar në atë kohë.
    

PERIUDHA   E  DYTË

Kjo periudhë fillon pas luftës së dytë Botërore prej vitit 1945 e deri më 1991. Në këtë kohë futbolli në Jugosllavi përparon në mënyrë të shpejtë e bashkë me të edhe futbolli kosovar, kur formohet edhe Federata e Futbollit të Kosovës më 1948, si degë e Federatës së Futbollit të Jugosllavisë. Në Ligën e parë jugosllave dallohen më së shumti KF "Prishtina", kurse një vit anëtar i kësaj lige ishte edhe KF "Trepça" nga Mitrovica. Liga e dytë shtetërore vazhdimisht kishte nga 3-4 klube kosovare. Në këto dy liga Federative garonin Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi,Vojvodina, Kosova dhe Maqedonia, të gjitha në një ligë unike.
Kosova e kishte ligën e vet të parë, ku skuadra kampione kalonte direkt në Ligën e dytë jugosllave, pastaj kishte Ligën e dytë dhe të tretë.
Kosova në këtë kohë kishte reprezentues, referë federativë dhe punëtorë të shumtë të nivelit më të lartë.

Kampionët e Ligës së Kosovës në këtë periudhë kanë qenë:

 Viti                   Skuadra                           Viti                            Skuadra                        

1945 Jedinstvo (Prishtinë) 1946  Jedinstvo
1947 Trepça (Mitrovicë) 1947-48 Proleteri(Prishtinë)
1948-49 Trepça                 1950  Trepça
1951 Kosova (Prishtinë)  1952 Trepça
1953-54 Kosova   1954-55 Trepça
1955-56 Rudari(Stantërg)  1956-57 Rudniku (Hajvali)
1957-58 Rudari     1958-59  Prishtina
1959-60 Rudari    1960-61 Prishtina
1961-62 Buduqnosti (Pejë)  1962-63 C.Zvezda (Gjilan)
1963-64 Slloga(Lypian)   1964-65 Slloga
1965-66 Buduqnosti    1966-67 Obiliqi (Kastriot)
1967-68 Vëllaznimi(Gjakovë)  1968-69 Vëllaznimi
1969-70 Vëllaznimi   1970-71 Vëllaznimi
1971-72 Obiliqi   1972-73 Fushë-Kosova
1973-74 Vëllaznimi   1974-75 Liria(Prizren)
1975-76 KXEK Kosova(Kastriot)   1976-77 Prishtina
1977-78 Buduqnosti   1978-79 Prishtina
1979-80 Vëllaznimi  1980-81 Liria
1981-82 Vëllaznimi    1982-83 KNI ”Ramiz Sadiku”(Prishtinë)
1983-84 Liria    1984-85 C.Zvezda
1985-86 Vëllaznimi  1986-87 Liria
1987-88 C.Zvezda   1988-89 Buduqnosti
1989-90 Vëllaznimi   1990-91 Fushë-Kosova
     

Plotësim: Në këtë etapë, për shkak të situatave politike në Kosovë, përkatësisht për shkak të demostratave gjithëpopullore të shqiptarëve më 1981 dhe më 1989, kampionatet e Ligës së Kosovës 1980-81 dhe 1988-89, me vendimet e pushtetit të atëhershëm, janë ndërprerë që në fillim të stinorit pranveror dhe me dekret, kampion janë shpallur skuadrat që në ato momente kanë qenë në pozitat e para të renditjes tabelare (Liria, përkatësisht Buduqnosti).

Shënim: Duhet theksuar se në këtë periudhë skuadrat më të suksesshme të Kosovës kanë qenë të përfshira në kategoritë më të larta të shtetit të atëhershëm (Jugosllavisë), prandaj Liga e Kosovës ka qenë për nga cilësia më e dobët.

PERIUDHA  E  TRETË

Në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë, pikërisht në vitin 1991 futbolli kosovar ishte në zenitin e saj dhe kishte vazhdimisht 4-5 klube në të dy ligat federative. Por, përkeqësimi i situatës politike reflektohej edhe në sport. Ishte gati e pamundur të luhej më futboll, e sidomos jo në Kosovë. Kjo bëri që në gusht të vitit 1991, klubi më i mirë i Kosovës, Prishtina me një traditë të ndritshme në Ligën e parë jugosllave të braktisë Ligën profesioniste të Jugosllavisë, sepse nuk kishte më garancë për sigurinë as të lojtarëve, as të zyrtarëve të tjerë, por as të simpatizuesve kosovar.
Reaksioni i pushtetit të Millosheviqit ishte pa presedan në historinë e sportit. Ai suprimoi të gjitha klubet e të gjitha sporteve dhe definitivisht i largoi nga fushat e veta të gjithë sportistët e Kosovës, siç bëri edhe me punëtorët që i la në rrugë. Të gjitha nivelet e ligave të futbollit në Kosovë u zhdukën për një ditë nga dora kriminele e pushtetit serb.
Në vitin 1991, pas këtij akti të pashembullt të shtetit serbo-jugosllav, futbolldashësit kosovar treguan qartë se nuk mund të jetojnë pa futboll dhe në kushte absurde për shekullin e 20-të, formuan FEDERATËN E FUTBOLLIT Të KOSOVËS, të pavarur nga Jugosllavia me të gjitha organet e saja: kryetarin, bordin prej 12 anëtarëve nga 7 qendrat rajonale, komisionet, shoqatat etj..
Ndeshja e parë u zhvillua në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, më 13 shtator 1991, që shënoi fillimin e kampionatit të parë të pavarur të Kosovës. Liga e parë e Kosovës numëronte 20 skuadra, ndërsa ligat tjera mvarësisht nga Regjionet, por ndeshjet luheshin vetëm nëpër fusha të improvizuara, në kushte shumë të vështira.
Nëpër stadiumet e futbollit të Kosovës luanin tani  8% e popullatës së gjithmbarshme të saj, pra vetëm serbët. Maltretimet, burgosjet, rrahjet ishin të pranishme në çdo javë, por futbolli në Kosovë mbijetoi dhe u luajtë deri në janar të vitit 1998, kur filloi fushata luftarake serbe ndaj popullatës civile të Kosovës. Edhe gjatë kësaj periudhe (1991-1998)në Kosovë luhej futbolli sipas rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s, dhe çdo ndryshim i rregullave të tyre menjëherë aplikohej në sistemin e garave tona.
 

Kampionët e Kosovës në periudhën e tretë  kanë qenë:

Viti Skuadra Viti Skuadra 
1991-92Prishtina 1992-93 Trepça 
1993-94 Dukagjini (Klinë) 1994-95 Liria 
1995-96 Prishtina 1996-97 Prishtina 

1997-98 Kampionati, për shkak të luftës, ndërpritet pas përfundimit të stinorit vjeshtor
1998-99 Për shkak të luftës, kampionati nuk u zhvillua fare.

PERIUDHA  E  KATËRT

Faza e IV-të  e Futbollit në Kosovë filloi menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë më 1999, kur u riorganizua FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS. Konstituohet Kuvendi, miratohet Statuti, konfirmohen klubet pjesëmarrëse, caktohen komisionet, shoqatat, etj.
Liga e parë numëronte 18 skuadra, Liga e dytë - dy grupe me nga 14 suadra.
Prej vitit 1991 deri më sot vazhdimisht në futbollin e Kosovës është luajtur sipas rregullave të UEFA-së dhe FIFA-s.
Tani në edicionin e ri 2006/2007,  Kosova ka Superligën me 16 skuadra, Ligën e parë me 14 skuadra, Ligën e dytë - dy grupe me nga 12 skuadra dhe Ligën e tretë - dy grupe nga 10 skuadra, pastaj Ligat e juniorëve dhe të gjitha grupmoshat që garojnë sipas sistemit të garave të UEFA-së.
Kushtet infrastrukturale prej vitit 1999 deri  në ditët e sotme janë shumë të vështira dhe futbolli po mbijeton vetëm falë sponzorëve vullnetarë, të cilët me vite të tëra sponzorojnë me mjete personale, edhepse atyre nuk u mundësohet asnjë lehtësim fiskal konkret nga shteti qoftë në infrastrukturë apo të tjera, por edhe mundësitë realisht janë  të kufizuara.

 VitiSkuadra Viti Skuadra
1999-2000 Prishtina 2000-01 Prishtina 
2001-02 Besiana 2002-03 Drita (Gjilan)
2003-04 Prishtina 2004-05 Besa (Pejë) 
2005-06 Besa 2006-07 Besa 

 

Informacion rreth FFK-sė

 Kryetar:Fadil Vokrri
 Sek. i përgj.:Eroll Salihu
 Përzgjedhës:Albert Bunjaki
 Viti i Krijimit:1948
 Adresa: Rruga "Agim Ramadani" nr 45, Prishtinë.
 Phone:
 Fax:
038 22 62 23
038 22 62 25
 E-mail: This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it

Partnere

                                                 © Federata e Futbollit e Kosovës - www.ffk-kosova.com * 2002-2010 * Të gjitha të drejtat e rezervuara

                                                                                  Faqja ffk-kosova.com shikohet më mirë me Mozilla Firefox

 

FFK-Kosova.com - Faqja zyrtare