Struktura Organizative Print E-mail

ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E FEDERATËS SË FUTBOLLIT TË KOSOVËS


FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS ka një strukturë të qartë organizative.
Organi më i lartë i saj është Kuvendi, pastaj Komiteti Ekzekutiv, i përbërë nga 12 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi, Kryetari i saj, Sekretari i përgjithshëm, Administrata dhe Komisionet e rregullta me Shoqatat e Gjyqtarëve dhe Trajnerëve.
Federata e Futbollit e Kosovës udhëhiqet në bazë të këtyre akteve normative:
Statuti, Rregullorja e Garave, Propozicionet e Garave, Rregullorja mbi regjistrimin e klubeve dhe lojtarëve, Rregullorja mbi statusin e lojtarëve, Regullorja disciplinore si dhe akte të tjera që rregullojnë punën e Komisioneve dhe Shoqatave.

Në FFK janë anëtare 16 klube në Superligë, 14 në ligën e parë, 24 në dy grupe të ligës së dytë dhe 20 klube të ligës së tretë. Pra garohet në katër rangje.
 
Kategoritë e reja garojnë në këtë mënyrë : Juniorët i kanë dy kategori, në Superligë dhe në Ligën e parë.
Garojnë në mënyrë të rregullt edhe këto gjenerata : a) kategoria e fatosëve, b) kategoria e pionierëve, dhe  c) kategoria e kadetëve . Përpos kësaj ekzistojnë edhe shkolla të futbollit të licencuara në FFK, por kushtet infrastrukturale të tyre nuk janë të mira.
Futbolli i femrave është në gjendje shumë të vështirë organizative dhe financiare. Kosova ka pasur ekipin e femrave në Ligën e parë jugosllave, kurse pas vitit 1999 i kishte katër ekipe që garonin ndërmjet veti dhe që sot ekzistojnë falë përkushtimit të parezervë të punëtorëve sportivë dhe sponzorëve të pakët. Kjo ndodh për shkak të gjendjes tejet të rëndë financiare, e cila i ka kapluar klubet kosovare.

SHOQATA E GJYQTARËVE TË KOSOVËS

Kosova ka pasur edhe gjyqtarë me licencë të FIFA-s në ish-Jugosllavi dhe falë përvojës dhe vullnetit të tyre gjithmonë janë organizuar mirë sipas mundësive që i kanë pasur. Sot FFK-ja i ka 31 gjyqtarë të kategorisë së parë, 112 të kategorisë së dytë dhe 166 të kategorisë së tretë. Në gjirin e kësaj shoqate janë të përfshira edhe 11 gjyqtarë gjinisë femërore.

SHOQATA E TRAJNERËVE TË KOSOVËS


FFK-ja i ka në gjirin e vet 24 trajnerë të kategorisë "A" , 28 të kategorisë "B" dhe 144 trajnerë fillestarë. Këta trajnerë janë shkolluar nëpër shtete të ndryshme: Suedi, Gjermani, Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni etj. Mirëpo nevoja më imediate e futbollit kosovar është instalimi i një shkolle vetanake të licencuar dhe mbikqyrur nga UEFA.

 

tabela

 

 

Informacion rreth FFK-sė

 Kryetar:Fadil Vokrri
 Sek. i përgj.:Eroll Salihu
 Përzgjedhës:Albert Bunjaki
 Viti i Krijimit:1948
 Adresa: Rruga "Agim Ramadani" nr 45, Prishtinë.
 Phone:
 Fax:
038 22 62 23
038 22 62 25
 E-mail: This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it

Partnere

                                                 © Federata e Futbollit e Kosovës - www.ffk-kosova.com * 2002-2010 * Të gjitha të drejtat e rezervuara

                                                                                  Faqja ffk-kosova.com shikohet më mirë me Mozilla Firefox

 

FFK-Kosova.com - Faqja zyrtare