Nė qershor Kampi Kombėtar Edukativ pėr U-15 Print E-mail
2010-01-25
Në Kosovë kanë filluar të vendosen themelet e ardhmërisë së futbollit. Projekti madhor  gjendet në përfundim të fazës së dytë ku të gjitha 7 rajonet kanë filluar aktivitetin e tyre (në nëntor 2009)  me futbollistë të grup-moshës 14-vjeçe në të gjitha rajonet e tyre.

Image Më datën 15 shkurt 2010 pritet që të gjitha rajonet të krijojnë edhe listën e parë me nga 18 lojtarë që do jetë përfaqësuesja rajonale dhe ku do të fillojnë aktivitetet garuese ndërmjet 7 rajoneve. Më datë 17-20 qershor 2010 do të mbahet kampi Kombëtar edukativ U-15 në Prishtinë në të cilin do të tubohen 144 lojtarë dhe 24 liderë nga të gjitha rajonet ku dhe do të zhvillohen gjithsej 8 lojë dhe finalja e madhe (direkt në TV). Kështu që në fund do të zgjidhet përfaqësuesja e parë U-15 e Kosovës. Në seleksionimin e lojtarëve përveç trajnerëve rajonal do të  marrin pjesë edhe trajnerët e elitës, trajnerët e Përfaqësueses “A” dhe instruktorë nga Federata suedeze. Kampi Kombëtar edukativ do të shfrytëzohet edhe për edukim të lojtarëve, gjyqtarëve te rinj, trajnerëve, mjekësisë sportive. Ky tubim kombëtar po ashtu do të përkrahet me instruktorë dhe ligjërues edhe nga Federata Suedeze dhe projekti Suedez "Sport for All".

 
< Prapa   Perpara >

Informacion rreth FFK-sė

 Kryetar:Fadil Vokrri
 Sek. i përgj.:Eroll Salihu
 Përzgjedhës:Albert Bunjaki
 Viti i Krijimit:1948
 Adresa: Rruga "Agim Ramadani" nr 45, Prishtinë.
 Phone:
 Fax:
038 22 62 23
038 22 62 25
 E-mail: This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it

Partnere

                                                 © Federata e Futbollit e Kosovës - www.ffk-kosova.com * 2002-2010 * Të gjitha të drejtat e rezervuara

                                                                                  Faqja ffk-kosova.com shikohet më mirë me Mozilla Firefox

 

FFK-Kosova.com - Faqja zyrtare