Agjenda e punės e Pėrzgjedhėsit pėr 29-31 janar Print E-mail
2010-01-25
Përzgjedhësi i Përfaqësues “A” të Kosovës, Albert Bunjaki do të qëndrojë gjatë fundjavës në Kosovë ku në program ka një sërë aktivitetesh shumë të rëndësishme për zhvillimin e futbollit të Kosovës, në veçanti në zhvillimin dhe formësimin thelbësor të skuadrës Përfaqësuese.


E premte 29 janar 2010
 
17.00-19.00 Takim pune me trajnerët rajonal dhe grupin profesional për kampin Kombëtar edukativ U-15 që do të mbahet prej datës 17-20 qershor. Takimi do të mbahet në Shtëpinë e Sporteve në sallën e konferencave kati i 4-t.
19.00-21.00 Takim pune me Këshillin Profesional. Takimi do të mbahet në Shtëpinë e Sporteve në sallën kati 4-t.
21.00-23.00 Darkë pune me profesor Lars Erik Unesthål.
 
E shtunë 30 janar 2010
 
13.00-14.00 Promovimi i librit Integrimi i trajnimit mental ne sport, projekt i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe FFK-ja.
14.00-18.00 Seminari sportiv me Prof dr Lars Erik Unesthål dhe Albert Bunjaki në "sallën e kuqe". Tema e seminarit do të jetë:
Image Parapërgatitja mentale për përformancë maksimale.
Përvoja botërore e prof. Unesthål me Kombëtaret e elitës botërore.
Mbrojtja nga stresi
Si të rritet motivimi, vetëbesimi, vetëimazhi, qëndrimi pozitiv dhe realizimi i objektivave.
Seminari është organizuar nga projekti “Sport for all” nga SISU dhe të ftuar do të jenë 500 pjesëmarrës, të cilët janë nga Federatat sportive, klubet, komunat dhe të tjerë. Në këtë seminar po ashtu do t’u dhurohen të gjitha federatave sportive nga 2 libra me programe praktike “INTEGRIMI I TRAJNIMIT MENTAL NË SPORT”. Po ashtu libra do t’u dhurohen edhe KOK-ut, Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë dhe Fakultetit të Kultutës Fizike dhe sportive Prishtinë   
19.00-20.00 Takim pune me përzgjedhësit e sporteve në Kosovë( Akademia e trajnerëve). Takimi do të mbahet në Shtëpinë e Sporteve. 
20.00-22.00 Darkë e përbashkët me prof. Unesthål dhe grupin që do të organizojë seminarin.
  
E diel 31 janar 2010
 
10.00-13.00 Testimet e futbollistëve në kolegjin Eurosport në Bardhosh.
13.00-15.00 Seminar edukim i shpejte me trajnerët e elitës. Tema e seminarit do të jetë:
Rezultatet nga testimet e lojtarëve të Përfaqësueses.
Plan-programi individual për lojtarët e Përfaqësueses nga Dr Marcus Svensson dhe Malsor Gjonbala, “Terminologjia e futbollit”

 
< Prapa   Perpara >

Informacion rreth FFK-sė

 Kryetar:Fadil Vokrri
 Sek. i përgj.:Eroll Salihu
 Përzgjedhës:Albert Bunjaki
 Viti i Krijimit:1948
 Adresa: Rruga "Agim Ramadani" nr 45, Prishtinë.
 Phone:
 Fax:
038 22 62 23
038 22 62 25
 E-mail: This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it

Partnere

                                                 © Federata e Futbollit e Kosovës - www.ffk-kosova.com * 2002-2010 * Të gjitha të drejtat e rezervuara

                                                                                  Faqja ffk-kosova.com shikohet më mirë me Mozilla Firefox

 

FFK-Kosova.com - Faqja zyrtare