|
U promovua libri "Integrimi i trajnimit mental nė Sport" |
|
|
2010-01-30 Sot më 30 janar 2010 në Sallën e Kuqe në Prishtinë u bë promovimit i librit “ Integrimi i trajnimit mental në Sport” i autorëve prof.dr. Lars Eric Unesthal dhe Albert Bunjakit, para një numri të madh të përfaqësuesve të federatave, trajnerëve dhe shumë individëve të tjerë të interesuar. Libri është botuar me ndihmën financiare të MKRS-së si projekt i FFK-së.
 Erik Unesthal Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur këshilltari për sport i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Muharrem Sahiti, i cili ka thënë se ndjehet krenar që sot këtu gjendet prof, Unesthal dhe se MKRS-ja është e përkushtuar të ndihmojë projekte të tilla. Ndërsa në emër të FFK-së të pranishmit i ka përshëndetur sekretari i përgjithshëm i FFK-së Eroll Salihu, i cili ka thënë se sot po promovojmë një libër me shumë interes për sportin e Kosovës. Nga ana tij bashkautori i librit njëkohësisht edhe përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës Albert Bunjaki, ka folur për njohjen e tij me prof . Lars Eric Unesthal dhe se si ka lindur ideja që të botohet ky libër si dhe për rëndësinë e madhe që ka trajnimi mental në sport, duke vënë në spikamë se me aplikimin e trajnimit mental, në sport nuk asgjë të pamundshme dhe të paarritshme. Që nga organizimi e deri të krijimi i mentalitetit fitues në çdo skuadër dhe sport. Ndërkaq, prof. Lars Eric Unesthal përpara të pranishmëve ka shfaqur edhe një ndjenjë familjare, pasi që pas vizitës së tij të parë në Kosovë ku i kishte lënë mbresa jashtëzakonisht të mëdha e të mira i kishte propozuar djalit të tij që të aplikojë që të vijë në Kosovë në kuadër të forcave paqeruajtëse të KFOR-it suedez në Kosovë dhe ai tash gjendet këtu dhe do të vazhdojë deri në përfundim të mandatit të tij. Për librin ai ka thënë se ai ka të botuar mbi 20 libra të kësaj sfere por bashkë me Albert Bunjakin kishin vendosur për librin “Integrimi i trajnimit mental në sport”, sepse kur Bunjaki i kishte propozuar për aplikimin e trajnimit mental në sportin Kosovës, ideja i është dukur mjaft tërheqëse. Trajnimi mental në sport është shumë i rëndësishëm, sepse pikërisht mendimi i njëtrajtshëm bën që shumë gjëra të ngecin, ndërsa kur kemi llojllojshmëri të mendimeve atëherë sukseset nuk mungojnë dhe pikërisht këto gjëra sqarohen në mënyrë të përsosur në këtë libër. Gjithnjë duhet të bëjmë gjëra më të mira seç kemi bërë dje dhe të bëjmë nesër më të mira seç kemi bërë sot. E të gjitha këto arrihen me integrimin e trajnimit mental, ka përfunduar prof. Unesthal. Po kështu sot është mbajtur një seminar nga prof. Unesthal dhe Albert Bunjaki me temën Përgatitja mental për përformancë maksimale që rrisin motivimin, vetëbesimin, qëndrimin pozitiv dhe realizimin e objektivave. Në këtë seminar kishte një pjesëmarrje masive të shumë trajnerëve të moshave të ndryshme, madje edhe të atyre që tashmë kanë lënë këtë zeje e që dikur ishin me nam si Jakup Abrashi e Abaz Kosumi. Nesër, më 31 janar nga ora 10.00 në Kolegjin Eurosport në Bardhosh do të bëhet testimi fizik i futbollistëve përfaqësues, të cilët për arsyena të ndryshme nuk kishin arritur të bënin një gjë të tillë më 7 janar. Ndërsa, duke filluar nga ora 13.00 deri në orën 15.00 do të mbahet seminar i shpejtë me trajnerët e elitës së futbollit të Kosovës me temën Plan-programet individuale për futbollistët e Përfaqësueses dhe terminologjia e futbollit nga dr. Marcus Svensson dhe nga mr. Malësor Gjonbalaj.
 Albert Bunjaki |  Eroll Salihu |  Muharrem Sahiti |  Pamje nga promovimi i librit | |
|
Informacion rreth FFK-sė| Kryetar: | Fadil Vokrri | | Sek. i përgj.: | Eroll Salihu | | Përzgjedhës: | Albert Bunjaki | | Viti i Krijimit: | 1948 | | Adresa: | Rruga "Agim Ramadani" nr 45, Prishtinë. | Phone: Fax: | 038 22 62 23 038 22 62 25 | | E-mail: |
This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it
| 
|
|
|