|
Mė 17 shkurt miqėsore pėr dyvjetorin e Pavarėsisė |
|
|
2010-02-01 Sot më 1 shkurt 2010 në Shtëpinë e Sporteve është mbajtur një konferencë me gazetarë, në lidhje me organizimin e ndeshjes revyale për nder të dyvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e cila do të zhvillohet më 17 shkurt ndërmjet Përzgjedhjes së skuadrave elite të Shqipërisë dhe Kosovës.
 Pamje nga konferenca: Fazli Berisha (majtas), Albert Bunjaki (nė mes) dhe Eroll Salihu (djathtas) Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur z. Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i FFK-së, i cili ka thënë se është arritur marrëveshja mes FFK-së dhe FSHF-së që për nder të dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës të zhvillohet një ndeshje revyale, por që do të ketë edhe karakter bamirës, sepse të gjitha të ardhurat nga kjo ndeshje do të shkojnë për familjet që kanë pësuar nga vërshimet në rrethin e Shkodrës. Ndonëse, nuk kemi konfirmim me shkrim nga sekretari i përgjithshëm i FSHF-së jemi njoftuar se KE i FSHF-së ka marrë vendim që të zhvillohet kjo ndeshje, madje për këtë është shtyrë edhe rrethi i radhës për Kupën e Shqipërisë. Ne presim edhe konfirmimin me shkrim dhe ne do të nisim përgatitjet për këtë ndeshje. Nga ana e tij, përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës Albert Bunjaki, në fjalën e tij ka theksuar rëndësinë historike të ditës së 17 shkurtit dhe kjo ka qenë në agjendën e tij dhe të FFK-së që dita e pavarësisë së Kosovës të shënohet më një ndeshje të tillë. Të gjithë e dimë se organizimi i këtyre ndeshjeve është i vështirë, por kjo gjithsesi nuk varet nga ne, sepse nuk është datë në kalendarin e UEFA-s dhe FIFA-s, por kjo do të jetë një test i mirë për të gjithë ata që konkurrojnë për përfaqësuese. Ky është vetëm një fillim dhe ne do të tentojmë që të zhvillojmë sa më shumë ndeshje, por kjo varet edhe nga zhvillimet politike në Kosovës, por ne gjithsesi do të kërkojmë partner, të cilët do të kenë mundësi dhe guxim që të luajnë me ne. Kësaj radhe për shkak se shumë kampionate janë duke u zhvilluar nuk do të kemi mundësi të përfshijmë lojtarë të shumtë nga jashtë, por do të tentojmë që t’i ftojmë disa futbollistë në rajon të Kosovës që më parë kanë luajtur në Kosovë, ndërsa tash luajnë në Shqipëri apo Maqedoni, por kjo varet pak a shumë edhe nga klubet ku ata luajnë. Z. Bunjaki para gazetarëve ka folur edhe për testet që i kanë kryer futbollistët përfaqësues duke theksuar se rezultatet janë analizuar dhe ato mund krahasohen dhe përputhen deri diku me lojtarët në rajon, por jemi larg atyre në ligat evropiane. Mirëpo, ne duhet të punojmë dhe me punë do t’i arrijmë të gjitha, por nevojitet durim nga të gjithë për të përmbushur objektivat tona. Tutje z. Bunjaki ka folur edhe për punën që po bëhet në strukturimin e Përfaqësueses U-15. |
|
Informacion rreth FFK-sė| Kryetar: | Fadil Vokrri | | Sek. i përgj.: | Eroll Salihu | | Përzgjedhës: | Albert Bunjaki | | Viti i Krijimit: | 1948 | | Adresa: | Rruga "Agim Ramadani" nr 45, Prishtinë. | Phone: Fax: | 038 22 62 23 038 22 62 25 | | E-mail: |
This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it
| 
|
|
|