Njė seminar me temė shumė domethėnėse Print E-mail
2010-02-02
Me të gjithë trajnerët e elitës së futbollit të Kosovës është mbajtur një seminar me një temë shumë të rëndësishme në sport e veçmas në futboll. Image Profesori i mirënjohur Lars Eric Unesthal, i cili këto ditë po qëndron në Kosovës dhe promovoi edhe librin “Integrimi i trajnimit mendor në sport” me bashkautor Albert Bunjakin ka ligjëruar për dy ditë me radhë para trajnerëve të futbollit të Kosovës, ndërsa një temë të veçantë ka trajtuar me trajnerët e elitës. Si të largohet stresi si dhe përgatitja mentale për përformancë maksimale që rrisin motivimin, vetëbesimin, qëndrimin pozitiv dhe realizimin e objektivave. Z. Unesthal ka vënë në dukje se në këtë kohë të zhvillimit të hovshëm industrial dhe një jete dinamike, domosdo se njeriu nuk mund të nmos stresohet, ndaj edukimi mendor në sport dhe mënjanimi i stresit ndihmon së pari tek individi e pastaj edhe të kolektivi që në mënyrë të fuqishme çdo futbollist që të arrijë suksesin e duhur e pastaj kjo e tëra reflekton edhe të suksesi i vet skuadrës. Kur njeriu nuk ka strese punon shumë më lirshëm, koordinon mendjen dhe fuqinë që përbëjnë faktorët më të rëndësishme për të arritur suksesin dhe qëllimin. Prandaj, edukimi mendor në sport vjen si domosdoshmëri në çdo kolektiv, për të pasur një individ dhe kolektiv të shëndosh dhe stabil që reflekton drejt për drejt në realizimin e synimeve. Madje edukimi duhet të nis qysh në grup-moshat e reja ka thënë para trajnerëve të elitës z. Unesthal. Në fund bashkërisht me profesorin janë analizuar edhe testet e futbollistëve.  
 
< Prapa   Perpara >

Rezultatet dhe tabelat

Raiffeisen Superliga 

  Liga e Parë 

  Liga 2 - Grupi A  

  Liga 2 - Grupi B

  Superliga Juniorët 

  Liga 1 Juniorët 

Informacion rreth FFK-sė

 Kryetar:Fadil Vokrri
 Sek. i përgj.:Eroll Salihu
 Përzgjedhës:Albert Bunjaki
 Viti i Krijimit:1948
 Adresa: Rruga "Agim Ramadani" nr 45, Prishtinë.
 Phone:
 Fax:
038 22 62 23
038 22 62 25
 E-mail: This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it

Partnere

                                                 © Federata e Futbollit e Kosovës - www.ffk-kosova.com * 2002-2010 * Të gjitha të drejtat e rezervuara

                                                                                  Faqja ffk-kosova.com shikohet më mirë me Mozilla Firefox

 

FFK-Kosova.com - Faqja zyrtare