|
Thellohet bashkėpunimi ndėrmjet FFK-sė dhe FSHF-sė |
|
|
2010-02-18 Në dyvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës një delegacion i gjerë i Federatës Shqiptare të Futbollit në krye me presidentin Armand Duka ka qëndruar në Kosovë e ku është zhvilluar edhe një ndeshje miqësore ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe të asaj të Shqipërisë.
Në aeroportin e Prishtinës delegacionin nga Shqipëria në të cilin ishte edhe ministri i Kulturës Ferdinand Xhaferi, mirëseardhje u dëshirojë kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri me bashkëpunëtorë, me nënkryetarët Agim Ademi e Bekim Haxhiu dhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së Eroll Salihu dhe shumë zyrtarë të FFK-së. Nga aeroporti përfaqësuesit e të dyja federatave bën homazhe të varri i komandantit legjendar Adem Jashari dhe pastaj homazhe dhe kurora lule të freskëta vunë edhe të varri i presidentit historik të Kosovës dr. Ibrahim Rogova. Edhe në Prekaz dhe te varri i dr. Rugovës presidenti i FSH-së Armand Duka theksoi se këtu jemi për të nderuar dy figura historike që vunë themelet e shtetit të Kosovës dhe jemi të lumtur që sot këtu ndajmë gëzimin e përbashkët në dyvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ndërsa, nga ana e tij kryetari i FFK-së Fadil Vokrri është shprehur se falë sakrificës së Jasharëve dhe të tjerëve dhe me filozofinë e Rugovës po gëzojmë këtë që kemi ne sot dhe ëndrra shekullore e jona u bë realitet. Pastaj të dyja delegacionet i ka pritur presidenti i Kosovës dr. Fatmir Sejdiu, i cili ka falënderuar FSHF-në për këtë vizitë në këtë ditë historike për Kosovën duke shkëmbyer edhe mendime të ndryshme për ndihmë futbollit të Kosovës dhe për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve me këtë rast ndërmjet dy federatave. Pas takimit u shkëmbyen edhe dhurata. Pas ndeshjes në konferencën për shtyp, kryetari i FFK-së Fadil Vokrri ka falënderuar presidentin e FSHF-së që ka pranuar ftesën për ta zhvilluar këtë ndeshje duke i kërkuar edhe më shumë angazhim rreth ndërkombëtarizimit të futbollit të Kosovës. Ndërkaq, nga ana e tij z. Duka duke falënderuar Vokrrin dhe FFK-në për ftesën ka premtuar se do të bëjë gjithçka është e mundur për ta ndihmuar futbollin e Kosovës. Nga ana e tyre dy përzgjedhësit janë shprehur të kënaqur me ndeshjen. Përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare ka thënë se po vjen në Kosovë pas 22 viteve. Këtu erdha për të fituar dhe ia arrita si dhe pata një test si ku gjenden lojtarë përfaqësues të Shqipërisë, por edhe pashë një përfaqësuese të mirë të Kosovës. Kur të pranohet Kosova në arenën ndërkombëtare do të jem adhurues i flakët i Kosovës. E nga ana e tij përzgjedhësi Albert Bunjaki ka thënë se është i kënaqur me lojën që treguan lojtarët e tij dhe shpresoj se më 28 nëntor siç festuam këtu pavarësisë e Kosovës më 17 shkurt do të festojmë pavarësinë e Shqipërisë.
|
|
Informacion rreth FFK-sė| Kryetar: | Fadil Vokrri | | Sek. i përgj.: | Eroll Salihu | | Përzgjedhës: | Albert Bunjaki | | Viti i Krijimit: | 1948 | | Adresa: | Rruga "Agim Ramadani" nr 45, Prishtinë. | Phone: Fax: | 038 22 62 23 038 22 62 25 | | E-mail: |
This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it
| 
|
|
|