|
Vendimi i Komisionit tė Garave pėr ndeshjen Drenica-Vėllaznimi |
|
|
2010-03-02 KOMISIONI I GARAVE, më rastin e regjistrimit të ndeshjeve të ÇEREKFINALE të KUP-ës së Kosovës, pas shqyrtimit të materialit të prezentuar nga ndeshja e kthimit DRENICA-VËLLAZNIMI, ka konstatuar se është bërë shkelje e nenit 66 të Rregullores së garave, në seancën e mbajtur më 02.03.2010, konform nenit 69 paragrafi 1, të Rregullorës së garave, sipas deyrës zyrtare mori këtë,
VENDIM I.Ndeshja e kthimit e ¼ ÇEREKFINALËS së KUP-ës së Republikës së Kosovës e zhvilluar më 28.02.2010 në mes KF DRENICA-KF VËLLAZNIMI, e përfunduar pas vazhdimit 2x15 minuta 2-1 për KF “Drrenica” dhe rezultatit të barabartë nga 2.ndeshjet 2-2, vazhdohet në përcaktimin e fituesit vetëm duke e bërë ekzekutimin e penalltive, II.Vazhdimi në përcaktimin e fituesit më ekzekutimin e penalltive më datën 04 mars 2010 në orën 14.00 në Skenderaj. III.Ekipet me të njejtat formacionet duhet të paraqitën ditën e përcaktuar nga KG. Arsyetim
Më datën 24.02.2010 është zhvilluar ndeshja e parë e Çerekfinalës së KUP-ës së Republikës së KosovësVËLLAZNIMI-DRENICA e cila ka përfunduar më rezultatin 1-0 për KF “Vëllaznimi”. Në ndeshjën e kthimit të zhvilluar më 28.02.2010 në Skenderaj, në kohë të rregullt ka përfunduar 1-0 për KF “Drenica” dhe për t’u përcaktuar fistuesi janë zhvilluar vazhdimet 2x15 minuta. Në kohën shtesë janë shënuar nga 1 gol nga të dyja ekipet dhe rezultati përfundimtar pas përfundimit të lojës shtesë ka qenë 2-1 për KF “Drenica”, por ky rezultat 2-2 ka qenë i barabartë , i cili nuk e ka përcaktuar fituesin dhe është dashur të bëhet ekzekutimi i penalltive, por kjo nuk ka ndodhë, me ç’rast Komisioni i garave ka vërtetuar se kemi shkelje të nenit 66 të Rregullorës së garave pasi që nuk vlenë përparësia e golit të shënuar si mysafirë në lojën shtesë,prandaj Komisioni conform nenit 78 paragrafi 1 i Rregullorës së garave ka vërtetuar se koha e lojës së rregullt dhe ajo shtesë janë zhvilluar sipas rregullave të lojës, derisa parregullësia e vërtetuar dhe e cilësuar si shkelje e rëndë të dispozitave të nenit 66 të Rregullorës së garave për mos ekzekutimin e penalltiv. Prandaj konfrom nenit 78 të rregullorës së garave, Komisioni i garave merrë Vendim për ekzekutimin e penalltive më qëllim të përcaktimit të fituesit. Ndaj personave zyrtar të FFK-së, që kanë bërë shkelje të rënda, për shkak të mosrespektimit të dispozitave të akteve normative të FFK-së, do të inicohet procedurë disciplinore. Nga theksimet e laertë shënuara është vendosë sin ë dispoyitiv.
KËSHILLË JURIDIKE: Ankesa nuk e shtynë ekzekutimin e Vendimit. Vërtetojnë: Kryetari I Komisionit të Garave 1.Azem Brovina, d.v. 2.Isuf Ajeti e Xhafer Halilosmani,anëtar.,d.v. |
|
Informacion rreth FFK-sė| Kryetar: | Fadil Vokrri | | Sek. i përgj.: | Eroll Salihu | | Përzgjedhës: | Albert Bunjaki | | Viti i Krijimit: | 1948 | | Adresa: | Rruga "Agim Ramadani" nr 45, Prishtinë. | Phone: Fax: | 038 22 62 23 038 22 62 25 | | E-mail: |
This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it
| 
|
|
|