Turne nė futsall pėr nder tė manifestimit "Epopeja e UĒK-sė" Print E-mail
2010-03-04
Sot është mbajtur një konferencë për media në prag të mbajtjes së turneut përkujtimor kushtuar komandantit legjendar “Adem Jashari”, që organizohet në kuadër të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, ku kryetari i FFK-së Fadil Vokrri bashkë me nënkryetarin Agim Ademin dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu shpalosen detajet e këtij turneu. Image Z. Vokrri theksoi se ky turne, tashmë tradicional kushtuar figurës më markante të popullit shqiptar Adem Jashari, këtë vit ka ndërruar në përmbajtje, duke u zhvilluar në futsall për shkakun se në këtë kohë skuadrat e futbollit të madh ose gjenden në kampionatet e tyre kombëtare ose në përgatitje për stinorin pranveror. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se është hequr dorë nga zhvillimi i një turneu në futboll të madh gjatë qershorit atëherë kur do të kemi mundësi të bëmë një turne më cilësorë dhe të sjellim një skuadër të madhe dhe me renome. Mirëpo, edhe turneu në futsall do të arsyetojë plotësisht epitetin dhe qëllimin e këtij turneu duke nderuar figurën e Adem Jasharit pasi që në këtë turne do të marrin pjesë Kombëtarja e Shqipërisë, Përfaqësuesja E Kosovës, Përzgjedhja e Malit të zi dhe skuadra në Maqedonia SEEU. Nesër në orën 11.30 një delegacioni i FFK-së bashkë me kapiten e skuadrave do të nisen për në Prekaz për të bërë homazhe dhe për të vënë kurora në varrin e komandantit legjendar Adem Jashari. Shorti do të hidhet para ndeshjeve të turneut të cilat do të nisin nga ora 18.00 në Qendrën e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ndërkaq kreu i FFK-së z. Fadil Vokrri u ka bërë thirrje të gjithë adhuruesve që me praninë e tyre masive të nderojnë këtë figurë historike dhe luftën heroike për çlirimin e vendit.
 
< Prapa   Perpara >

Informacion rreth FFK-sė

 Kryetar:Fadil Vokrri
 Sek. i përgj.:Eroll Salihu
 Përzgjedhës:Albert Bunjaki
 Viti i Krijimit:1948
 Adresa: Rruga "Agim Ramadani" nr 45, Prishtinë.
 Phone:
 Fax:
038 22 62 23
038 22 62 25
 E-mail: This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it

Partnere

                                                 © Federata e Futbollit e Kosovës - www.ffk-kosova.com * 2002-2010 * Të gjitha të drejtat e rezervuara

                                                                                  Faqja ffk-kosova.com shikohet më mirë me Mozilla Firefox

 

FFK-Kosova.com - Faqja zyrtare