|
Pėrfaqėsuesja e Kosovės fitoi turneun "Adem Jashari" nė futsall |
|
|
2010-03-05 Sonte në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë u zhvillua turneu në futsall “Adem Jashari”, organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, për nder të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”.
Edicioni i 11-të i Turneut ndërkombëtar tashmë tradicional kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari që mbahet në kuadër të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, që mbahet nën patronatin e FFK-së, ka nisur me homazhet te varri i komandantit nga ana e kreut të FFK-së dhe skuadrave pjesëmarrëse, për të kulmuar në mbrëmje me ndeshjet shumë interesante, cilësor dhe të forta ndërmjet skuadrave pjesëmarrëse: Kombëtares së Shqipërisë, Malit të Zi, skuadrës SEEU nga Tetova dhe Përfaqësueses së Kosovës. Kësaj radhe turneu ndryshoi në përmbajtje nga futbolli i madh në futsall, mirëpo mbase në qershor sërish do të zhvillohet një ndeshje në futboll të madh. Të pranishmit fillimisht i ka përshëndetur në emër të kryeministri Hashim Thaçi dhe Qeverisë së Kosovës Faik Fazliu këshilltar i kryeministrit Thaçi, ndërkaq turneun e ka shpallë të hapur kreu u FFK-së z. Fadil Vokrri, i cili ka falënderuar të gjithë dhe skuadrat pjesëmarrëse që në këtë turne po nderojnë njërën ndër fytyrat më markante të popullit shqiptarë. Para shumë shikuesve dhe personaliteteve të shumta nga jeta politike dhe sportive janë zhvilluar dy ndeshje gjysmëfinale dhe një finale, ndërsa topin nga qendra në ndeshjen e parë Kosova-Shqipëria e ka nisur djali i komandantit Adem Jashari, Lulëzim Jashari. Në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë u zhvillua një ndeshje jashtëzakonisht e fortë, ku në fund ngadhënjyen futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës me rezultat 4:2. Ndërsa, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale Përzgjedhja e Malit të Zi ishte më e suksesshme së skuadra SEEU nga Tetova duke shënuar rezultat 3:1. Ndeshja finale ishte një dramë e vërtet dhe mbizotëroi plotësisht Përfaqësuesja e Kosovës ndaj asaj të Malit të Zi dhe ndonëse rezultati përfundimtar ishte 6:2 në të mirë të Kosovës, realisht shikuar nga rastet ky rezultat është dashur të jetë edhe më i thellë. Në fund u ndanë edhe shpërblimet. Së pari një mirënjohje kryetari i FFK-së Fadil Vokrri i ndau Familjes Jashari, të cilën e mori i biri i komandantit Adem Jashari, Lulëzim Jashari. Lojtari më i mirë i turneut u shpall Suad Keçi, ndërsa kupën ia dorëzoi Vjollcë Krasniqi anëtare e KE të FFK-së. Shënuesi më i mirë i turneut ishte Ramadan Alaj me 4 gola, ndërsa mirënjohjen ia dorëzoi këshilltari për sport i ministri të MKRS-së Valton Beqiri z. Muharrem Sahiti. Portierit më të mirë të turneut Millosh Radulloviç i Malit të Zi mirënjohjen ia dorëzoi sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu. Medaljet për vendin e dytë i dhanë nënkryetari i FFK-së Agim Ademi dhe Faik Fazliu, ndërsa kupën për vendin e dytë kapiteni të Malit të Zi Aleksandër Bozhoviç ia dorëzoi ministri i MKRS-së z. Valton Beqiri. Medaljet dhe kupën për ekipin fitues Përfaqësueses së Kosovës ia ndanë bashkërisht ia dorëzuan Lulëzim Jashari dhe kryetari i FFK-së Fadil Vokrri. Rezultatet: Ndeshjet gjysmëfinale Kosova-Shqipëria 4:2 Mali i Zi-SEEU 3:1
Ndeshja finale Kosova-Shqipëria 6:2
|
|
Informacion rreth FFK-sė| Kryetar: | Fadil Vokrri | | Sek. i përgj.: | Eroll Salihu | | Përzgjedhës: | Albert Bunjaki | | Viti i Krijimit: | 1948 | | Adresa: | Rruga "Agim Ramadani" nr 45, Prishtinë. | Phone: Fax: | 038 22 62 23 038 22 62 25 | | E-mail: |
This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it
| 
|
|
|