2010-06-18 Prej 8 deri më 11 korrik në Prishtinë do të mbahet Kampi Edukativ Kombëtar për grupmoshën 15-vjeçe . Përgatitjet për këtë kamp kanë filluar në shtator të vitit të kaluar, ku në shtatë regjione është bërë përzgjedhja e trajnerëve, të cilët kanë udhëhequr me skuadrat regjionale, derisa përzgjedhjen e lojtarëve e kanë bërë vetë klubet, duke propozuar nga tre deri pesë futbollistë.
Gjatë kësaj kohe përfaqësueset e regjioneve kanë zhvilluar ndeshje ndërmjet veti. Tash na pret faza finale e këtij projekti, ku në Prishtinë do të vijnë skuadrat e të gjitha regjioneve dhe do të kemi 144 futbollistë, prej të cilëve do të përzgjedhen 36 më të mirët, të cilët do të jenë pjesë e Përfaqësueses U-15 dhe me të cilët do të punoj në të ardhmen përzgjedhësi i kësaj grupmoshe. Futbollistët dhe trajnerët do të jenë të vendosur në Konviktin nr.3 të Qendrës së Studentëve dhe do të jenë të pajisur me kartela, në mënyrë që mos të ketë lëvizje të njerëzve tjerë brenda objektit. Ndërkaq, ndeshjet dhe ushtrimet praktike do të zhvillohen në stadiumet e Flamurtarit, Ramiz Sadikut, 2 Korrikut, KEK-ut dhe Hajvalisë. Në kuadër të këtij kampi do të ketë edhe seminar për trajner dhe gjyqtarë.
Agjenda e përgjithshme e Kampingut Kombëtar U-15 më 08, 09, 10, 11 korrik Orari i ndeshjeve për datën 08-09 dhe 11 korrik Orari i ushtrimeve dhe vendi i ushtrimeve për ekipe Orari i ligjërimeve teorike në futboll për të gjitha ekipet Orari i ligjërimeve në ‘fair-play’ për të gjitha ekipet Orari i ushqimit për datën 07,08,09,10, 11 korrik Rregullat e përgjithshme në kamping Temat e ushtrimeve për lojtarë dhe portierë Orari për seminarin e trajnerëve të Superligës dhe Ligës 1 Orari për seminarin e fizeoterapeutëve në kamping Orari për 12 gjyqtarë të rinj dhe 4 instruktorë gjyqtarësh nga FFK Harta grafike e fushave ne dispozicion dhe konvikteve.
VENDOSJA NE KONVIKTIN NR 3 Vendosja do të jetë në konviktin nr 3 për ekipet regjionale 18 lojtar + 3 trajner me datën 08-09 korrik Vendosja në konviktin nr 3 për 36 lojtar që janë pjesë e finales edhe për datën 10 korrik Vendosja në konvikt nr 3, kati 1 për 30 trajner të Superligës dhe Ligës 1 si dhe 10 trajnerë të përfaqësueses për datën 07-08-09 korrik. Vendosja në konvikte për 12 fizeoterapeut të Superligës dhe 4 instruktor të përfaqësueses nga data 07-08-09 korrik Vendosja e 12 gjyqtarëve të rinj dhe 4 instruktorëve ne konviktin nr 3 nga data 07-08-09 korrik Vendosja e grupit punues 20 persona që do të janë të vendosur nga data 07-08-09-10-11 korrik
USHQIMI Ushqimi do të bëhet në mensën e studentëve për të gjithë pjesëmarrësit, të cilët kanë kartelat e tubimit (te cilat merren në qendrën për informim-drejtoratin e konvikteve)
QENDRA PER INFORMIM Është e vendosur në drejtoratin e konviktit (afër mensës së ushqimit) dhe ku gjendet grupi punues që janë pjesë e projektit SISU-Suedi që merren me administrim, planifikim dhe organizim. DITA E PARË Të gjitha përfaqësueset regjionale janë të detyruara të lajmërohen në qendrën për informim me datën 08 korrik në mes të orës 07 - 08 të mëngjesit. Ekipet menjëherë do të akomodohen në Konviktin nr 3, marrin programet përkatëse dhe gjithë informimin e nevojshëm. TRANSPORTI Transporti është i organizuar në mënyrë kolektive për ushtrime dhe loje. Udhëtimet bëhen nga qendra për informim (afër palestrës 1 Tetori). Transporti është vetëm për pjesëmarrës dhe të gjithë duhet t’i përmbahen orarit përkatës. Transporti është i siguruar edhe për grupin e trajnerëve, fizioterapeutëve dhe gjyqtarëve.
SALLAT E LIGJËRIMIT Salla nr.1 është salla ku gjendet qendra e informimit dhe kjo sallë është e rezervuar për seminar të trajnerëve, gjyqtarëve dhe fizioterapeutëve. Sallat nr.2 dhe nr.3 janë salla që gjinden në katin e parë në Konviktin nr 3 dhe këto salla janë për edukime teorike të lojtarëve.
GRUPI I EMERGJENCËS Gjendet në qendrën e informimit dhe përbehet nga dr. Murat Berisha, Gani Sejdiu dhe Veton Çitaku.
TAKIME ME PRINDËRIT E LOJTARËVE Me datën 07 korrik në ora 17.00-19.00 në qendrën e informimit salla nr 1 do të mbahet një takim informues për rëndësinë e tubimit, rregullat e përgjithshme, seleksionimin e lojtarëve etj. Në këtë takim ftohen të gjithë prindërit e 144 lojtarëve që do të marrin pjesë në kampingun kombëtar si dhe mediat e interesuara. REGULLAT E PËRGJITHSHME Duhet të respektohen nga të gjithë dhe në raste mosrespektimi personat do të largohen nga kampingu!
SEMINARI PËR TRAJNER Seminari për trajner të Superligës dhe Ligës 1 do të mbahet në sallën nr 1, ndërsa vendosja është në konviktin nr 3 kati i parë. Gjatë seminarit do të diskutohen tema të ndryshme që janë në interes të futbollit kosovar. Trajnerët do të janë edhe pjesë e seleksionimit të lojtarëve gjatë datës 08 dhe 09 korrik.
SEMINARI PËR FIZIOTERAPEUT Seminari për 12 fizioterapeutët e Superligës do të mbahet nga data 07-10 korrik. Ligjërimet praktike mbahen në sallën nr 1 dhe udhëhiqen nga instruktorët përgjegjës. SEMINAR PËR GJYQTARË Organizohet dhe mbahet nga 4 instruktorët e FFK-së. Ndeshjet gjatë kampingut do të drejtohen nga 12 gjyqtarë të rinj, që do jetë si pjesë e edukimit të shpejt të tyre. Ndërkohë ndeshjen finale e drejtojnë 4 gjyqtarët më të mirë që zgjidhen nga instruktorët përgjegjës. Ligjërimet planifikohen nga instruktorët dhe mbahen në sallën nr 1. Vendosja e gjyqtarëve dhe instruktorëve është në Konviktin nr 3, kati i parë.
KARTELAT PËR PJESËMARRJE Merren në ditën e regjistrimit dhe janë të obligueshme të mbahen gjatë tërë kohës në kamping!
VIZITAT PRIVATE NE KAMPING Lejohen vetëm në raste të veçanta dhe kartela për vizita merret në qendrën për informim.
MEDIA Lejohet gjate gjithë kampingut, por vetëm me kartel mediale që merret në qendrën për informim. Konferencë mediale sipas nevojës! Për kontakt zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha. KONVIKTI NR 3 KATI I DYTË Është i rezervuar për lojtarë dhe trajnerë regjional dhe nuk lejohet hyrja e personave tjerë. STADIUMET PËR LOJË DHE USHTRIME Stadiumet janë i 2 Korrikut, Flamurtarit, Ramiz Sadikut, KEK-ut dhe Hajvalisë. FINALJA Finalja është me datën 11 korrik në ora 15.00 dhe do të zhvillohet në stadiumin e KEK-ut. Pjesë e finales do të jenë 36 lojtarë të përzgjedhur nga grupi seleksionues. Trajner udhëheqës në finale do të janë trajnerët regjional. Ndeshja do të transmetohet edhe në TV.
Projektin e mundësuan MINISTRIA E KULTURËS, RINISË E SPORTIT dhe KOMUNA E PRISHTINËS me ndihmë në transport. HAPJA SOLEME Organizohet me datën 08 korrik në ora 09.00-09.30 dhe mbahet ne stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë. |