|
U hap Kampi Edukativ Nacional U-15 |
|
|
2010-07-08 Sot në stadiumin e KF” 2 Korriku” ka filluar Kampi Edukativ Nacional U-15, ku po marrin pjesë përzgjedhjet nga shtatë rajonet e Kosovës.
Në hapje të kampit pjesëmarrësit i ka përshëndetur kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri, i cili ka thënë se ky kamp që është i një lloji të veçantë deri me tash, do të jetë bosht kryesor i Përfaqësueses së Kosovës në planin perspektiv afat mesëm katër-vjeçar. Ne jemi të përkushtuar që të punojmë shumë me grup-moshat e reja dhe në këtë drejtim nuk ka munguar as përkrahja nga Ministria e Kulturës, Rinsë dhe Sportit si dhe Komuna e Prishtinës, të cilët e kanë ndihmuar mbajtjen e këtij kampi në forma të ndryshme. Ndërsa, në emër të ministrit të MKRS-së Lutfi Haziri, të pranishmit ia ka përshëndetur Muharrem Sahiti, këshilltar i ministrit, duke thënë se prioritet i ministrit dhe MKRS janë gjithsesi futbolli i të rinjve dhe FFK-ja do të gëzon përkrahje të plotë në këtë drejtim. Nga ana e saj drejtoresha për Kulturë, Risni dhe Sport e Komunës së Prishtinës znj. Vlora Dumoshi u ka thënë pjesëmarrësve se u përcjellë përshëndetjet e kreut të kryeqytetit dr. Isa Mustafës duke vënë në pah se njëra ndër prioritet e komunës është edhe sporti i të rinjve dhe se me përkushtim të madh do të përkrahet çdo nismë e FFK-së dhe të tjerëve. Znj. Dumoshi ka thënë se beson e shpreson që për pak vite këta të rinj do të jenë pjesë e kampionateve botërore e evropiane. Kampi do të zgjasë deri më 11 korrik kur edhe përmbyllet me ndeshjen finale. |
Rezultatet dhe tabelat | | Liga 2 - Grupi A | Liga 2 - Grupi B | | Liga 1 Juniorët |
|
Informacion rreth FFK-sė| Kryetar: | Fadil Vokrri | | Sek. i përgj.: | Eroll Salihu | | Përzgjedhës: | Albert Bunjaki | | Viti i Krijimit: | 1948 | | Adresa: | Rruga "Agim Ramadani" nr 45, Prishtinë. | Phone: Fax: | 038 22 62 23 038 22 62 25 | | E-mail: |
This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it
| 
|
|
|