2010-07-11 Sot me ndeshjen finale që u zhvillua në stadiumin "Agron Rama" në Kastriot është përmbyllur Kampi Edukativ Nacional U-15 që u mbajt që nga 8 korriku e ku ishin të përfshirë 144 futbollistë të grup-moshës 15 vjeçe nga të gjitha rajonet e Kosovës.
Kështu nga i gjithë ky numër Shtabi teknik i Përfaqësueses dhe trajnerët e shumtë u përzgjodhën 36 futbollistë, të cilët sot në stadiumin”Agron Rama” në Kastriot të ndarë në ekipet “Të kaltrit” dhe “Të verdhët” zhvilluan një ndeshje. Pas kësaj ndeshje do të bëhet përzgjedhja përfundimtare e futbollistëve të cilët do të përbëjnë Përfaqësuesen e Kosovës U-15.
Të kaltrit - Të verdhët 1:2 Stadiumi “Agron Rama”, Kastriot Shikues: 200 Gjyqtarë: E. Zasella, I. Haliti, A. Bucolli e G. Nuza. Shënues: J. Vrenezi(88’) për “Të kaltrit” dhe E. Gavazaj (31’) e D. Zaberxha(45’) për “Të verdhët”. “Të kaltrit”: G. Fetahi, A. Gashi, K. Selmani, A. Pira, A. Haxhani, A. Gashi, G, Humolli, B. Ahmeti, G. Mazrekaj, F. Ramadani e I. Vidishiqi. Lujatën edhe: B. Hajdini, A. Januzi, L. Shabani, E, Ibrahimi, E, Grezda, J. Vrenezi e L. Haxhidauti. “Të verdhët”: H. Bajrami, A. Rexhepi, G, Murti, D. Shabanaj, A, Feka, Q. Gashi, A. Bardhi, A, Pllana, S. Sahiti, E, Gavazaj, e F. Merovci. Luajtën edhe: A. Xhemajli, F. Tasholli, E. Mulaj, K. Sinani, D. Zaberxha, F. Dulahu e F. Qorraj.
 | | Fadil Vokrri, kryetrar i FFK-së: Ashtu siç kam thënë edhe më parë ky kamp që është i llojit të veçantë dhe që po organizohet për herë të parë në historinë e futbollit të Kosovës, synon që të krijojmë një bosht të Përfaqësues së Kosovës dhe mendoj se gjatë këtyre ditëve të gjithë sipas detyrave të përcaktuara kanë përmbushur synimin tonë dhe qëllimin për çfarë është mbajtur ky kamp. Unë përgëzoj shtabin teknik dhe futbollistët për angazhim maksimal dhe punë të zellshme dhe profesionale, ndërsa falënderoj Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, komunën e Prishtinës dhe gjithë përkrahësit tanë për ndihmën që na e kanë dhënë. |
| | Albert Bunjaku, përzgjedhës Për të ardhur deri te kjo ditë ne kemi punuar shumë që një kohë të gjatë. Në rend të parë është bërë përzgjedhja e lojtarëve nëpër rajone dhe tash në këtë kamping kishim përzgjedhjet e shtatë rajoneve të cilat zhvilluan ndeshje ndërmjet vete. Kështu që i gjithë stafi që ishte i caktuar ta bëjë këtë përzgjedhje të 36 futbollistëve mund të them me kompetencë se është bërë në mënyrën më profesionale të mundshme. Duke pasur parasysh se ishte hera e parë që u organizua një kamp i tillë i futbollit në Kosovë, lirisht mund të them se duhet të jemi shumë të kënaqur me punën e bërë gjatë këtyre katër ditëve, ndonëse kemi hasur në vështirësi dhe dobësi. Megjithatë gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kjo falë një organizimi të mirëfilltë që e ka përcjell këtë kamp. Kemi bërë një vlerësim shpejtë të asaj që është bërë në këtë kamp dhe ai ka dalë pozitiv. Mirëpo, një analizë më të thuktë do ta bëjmë pas dy apo tre javësh. Sidoqoftë ky është një projekt tejet i rëndësishëm për të ardhmen e futbollit kosovar dhe një bazament i fortë për formimin e Përfaqësueses së Kosovës, prandaj ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të punojmë në kampe të tilla. Meqenëse tash ekzistojnë përzgjedhjet nga secili regjion, mendoj se është me rëndësi të formohet liga kombëtare e kësaj grupmoshe, ku do të zhvilloheshin ndeshjet ndërmjet regjioneve dhe ku puna e këtyre djelmoshave do të ishte frytdhënëse. Përfundimi i kampit 2010 shënon fillimin e punëve për Kampin Edukativ Nacional 2011. Në fakt, gjatë muajve gusht dhe shtator fillon seleksionimi i trajnerëve të ri, të cilët do të bëjnë seleksionimin e futbollistëve që do të marrin pjesë në kampin e ardhshëm, i cili do të mbahet në të njëjtën kohë sikurse sivjet, prej 7 deri më 11 korrik. Me këtë rast dua të falënderoj të gjithë ata që përkrahën këtë projekt në forma të ndryshme: Federatën e Futbollit të Kosovës, Federatën e Futbollit të Suedisë, Ministrinë e Sportit të Kosovës, Komunën e Prishtinës dhe Grupin Punues të SISU-s. Ky ishte hapi i parë, por ne do të bëjmë edhe shumë hapa tjerë drejt krijimit të zingjirit të skuadrave përfaqësuese të grupmoshave. | |
 | | Enis Gavazaj, futbollist Jam shumë i kënaqur me punë që bëmë në këtë kamp dhe unë falënderoj së pari trajnerin tim që me ka dhënë shumë që të jem pjesë e kësaj gare, që ishte më shumë se një garë, sepse këtu u njohëm me gjithë futbollistët tjerë nga rajonet. |
 | | Guri Murti, futbollist Falënderoj trajnerët që me dhanë besimin të jem në finale të këtij kampingu. Gjatë këtyre ditëve kemi punuar me zell dhe kemi dhënë gjithçka nga vetvetja që të dëshmojmë cilësitë tona dhe shpresojmë se në të ardhmen do të japim edhe më shumë. |
 | | Eros Grezda, futbollist Për mua kjo ishte një kënaqësi që të jemi bashkë me futbollistët tjerë nga gjithë Kosova. Kjo është një punë jashtëzakonisht e mirë që ka bërë FFK-ja për futbollin e të rinjve. Kemi dhënë maksimumin e unë besoj se në të ardhmen do të jetë shumë më mirë. |
 | | Bledar Hajdini, portier Jami kënaqur që trajnerët me dhanë këtë besim që të jem në portë në një finale të futbollistëve 15 vjeç. Mendoj se ky kamping ishte jashtëzakonisht mirë i organizuar dhe i mirëseardhur për të gjithë ne për të parë gjithë talentet e futbollit nga mbarë Kosova. |
|