|
Vokrri dėrgon tri telegrame urimi |
|
|
2010-07-12 Sot kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri ka nisur tri telegrame në tri adresa të ndryshme. Telegramin e parë ia ka drejtuar presidentit të FIFA-s, Sep Blatter, duke e uruar atë për një përfundim me sukses të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”. Një telegram urimi është dërguar për kryetarin e Federatën e Futbollit të Spanjës për titullin e fituar të botës dhe një telegram me dëshirat për shërim sa më të shpejtë për presidentin e UEFA-s, Michel Platini.
Presidentit të FIFA-s, z. Sep Blatter
Shkëlqesia e juaj Blatter!
Me lejoni që në emrin tim dhe gjithë futbollistëve dhe futbolldashësve të Kosovës, t’iu përgëzoj juve dhe bashkëpunëtorëve tuaj për përfundimin me sukses edhe të një kampionati botëror, i cili dëshmoi cilësi dhe progres në futbollin botëror. Që nga ardhja e juaj në krye të FIFA-s, futbolli ka shënuar rritje dhe përparim të madh, falë përkushtimin tuaj për ta zhvilluar sa më shumë lojën e futbollit. Të gjithë në Kosovë e kemi ndjekur me përkushtim Botërorin “Afrika e Jugut”, me shpresë që një ditë edhe ne si shtet i vogël, por shumë futbolldashës të bëhemi pjesë e këtyre ngjarjeve të mëdha të futbollit.
Ju dëshiroj shëndet dhe shumë suksese në vazhdim. Sinqerisht i juaji Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së
Kryetarit të Federatës së Futbollit të Spanjës
I nderuari president Ángel María Villar Llona! Kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë që në emrin tim dhe të futbollistëve dhe futbolldashësve të Kosovës, t’u uroj juve dhe Kombëtares suaj titullin e kampionit të botës, që vjen pas titullit të Evropës dhe shumë viteve të pritura. Ky titull dëshmoi se Spanja është vendi i futbollit dhe Kombëtarja e Spanjës këtë më së miri e dëshmoi në fushën e gjelbër, duke çuar futbollin jo vetëm spanjoll por edhe atë botëror në piedestalin më të lartë. Në Kosovë më kërshëri e adhurim të madh si dhe përkrahje të plotë janë ndjekur ndeshjet e Kombëtares suaj, e cila bëri histori në kampionatet botërore. I nderuari president, Kosova është shtet i ri, por që shumë e do lojën e futbollit dhe pret që një ditë me ndihmën e miqve të jetë pjesë e këtyre ngjarjeve. Shumë shëndet dhe suksese në ardhmen për të gjithë ju. Sinqerisht i juaji Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së
Kryetarit të UEFA-s z. Michel Platini
I nderuari president Platini! Lajmi për sëmurjen tuaj, në Kosovë nga ne, futbollistët dhe futbolldashësit është pritur me shqetësim të madh. Ndaj në emrin tim, futbollistëve dhe futbolldashësve ju dëshirojmë shërim të shpejt dhe që ne shpresojmë se ju si futbollist dhe tash njeriu i parë i UEFA-s keni përballuar e tejkalua shumë sfida dhe do ta kaloni edhe këtë. Kosova juve ju njeh si një futbollist të madh dhe si një mik të madh të futbollit të Kosovës, ndaj çdo brengë e juaja është edhe jona. Duke iu dëshiruar shërim e shëndet, shpresojmë se një ditë do të jemi ne tek ju, por edhe ju të vini në Kosovë si një vend shumë futbolldashës.
Sinqerisht i juaji Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së |
Rezultatet dhe tabelat | | Liga 2 - Grupi A | Liga 2 - Grupi B | | Liga 1 Juniorët |
|
Informacion rreth FFK-sė| Kryetar: | Fadil Vokrri | | Sek. i përgj.: | Eroll Salihu | | Përzgjedhës: | Albert Bunjaki | | Viti i Krijimit: | 1948 | | Adresa: | Rruga "Agim Ramadani" nr 45, Prishtinë. | Phone: Fax: | 038 22 62 23 038 22 62 25 | | E-mail: |
This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it
| 
|
|
|