|
Licencimi pėr trajner tė grupmoshave nė kuadėr tė FFK-sė |
|
|
|
Federata e Futbollit e Kosovës në janar 2011 do të organizojë edukimet për trajner të grupmoshave. Edukimet do të jenë të përqendruara në Prishtinë dhe Pejë. Edukimet janë të obliguara për trajnerët e grupmoshave për të marrë licencën e trajnerëve në kuadër të FFK-së dhe mundësi për punë me grupmosha të reja. Edukimi është 1 vjeçar dhe është i ndarë në dy faza teorike dhe me një praktikë 6 mujore. Trajnerët e interesuar duhet mbushin formularin e caktuar: (shkarko formularin)
Data e fundit e regjistrimit është 15 dhjetor 2010. Data e fundit e pagesës është 15 dhjetor 2010 në xhirollogari të FFK-së: Raiffeisen Bank, 1501001008428907 Licencimi për trajner futbolli në kuadër të FFK-së Edukimet 2011: Grupi i parë PRISHTINA: 08-09 Janar 09.00-21.00 Prishtina 04-05 Qershor 09.00-21.00 Prishtina Grupi i dytë PEJA: 06-07 Janar 09.00-21.00 Peja 02-03 Qershor 09.00-21.00 Peja Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar! Pagesa në total është 129 euro. Trajnerët pajisen me licencë për trajner në kuadër të FFK-së, me pjesëmarrje të 100% gjatë 4 ditëve dhe praktikë 6 mujore! Në pagesën e 129 eurove është e përfshirë fjetja në hotel 4 netë me pansion të plotë ushqimi si dhe material edukimi gjatë kursit. Trajnerët janë të obliguar të marrin pajisjet sportive për pjesëmarrje në ushtrime praktike. Qëllimi i licencimit: FFK dëshiron të ngrisë dhe garantojë kualitetin e punës me grupmosha të reja në të gjitha regjionet e Kosovës. Edukimet janë kualitative dhe në përputhje me kriteret e UEFA-s dhe FIFA-s për grupmosha të reja. Licencimi në kuadër të FFK-së do të jetë së shpejti kusht pune nga FFK për të gjithë trajnerët të cilët dëshirojnë të punojnë me grupmosha të reja në klubet e tyre.
|
Rezultatet dhe tabelat | | Liga 2 - Grupi A | Liga 2 - Grupi B | | Liga 1 Juniorët |
|
Informacion rreth FFK-sė| Kryetar: | Fadil Vokrri | | Sek. i përgj.: | Eroll Salihu | | Përzgjedhës: | Albert Bunjaki | | Viti i Krijimit: | 1948 | | Adresa: | Rruga "Agim Ramadani" nr 45, Prishtinë. | Phone: Fax: | 038 22 62 23 038 22 62 25 | | E-mail: |
This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it
| 
|
|
|