|
Kampi Edukativ Nacional 2011 |
|
|
|
Përzgjedhja e trajnerëve regjional 2010-2011 Përzgjedhja e trajnerëve regjional duhet të bëhet nga lidhjet regjionale deri me datën 1 shtator. Trajnerët duhet të kenë përvojë pune me grupmoshat e reja dhe duhet të jenë nën moshën 40-vjeçare. Në përzgjedhjen e 3 trajnerëve të rinj duhet së paku të jetë një trajner që ishte në tubimet e kampingut 2010 (për të mbajtur kontinuitetin e punës). Seleksionimi i lojtarëve 14 vjeçar gjatë vjeshtës 2010 Seleksionimi i lojtarëve në regjione do të bëhet nga klubet e tyre, ku çdo klub në regjion duhet të dërgoj 3 deri në 5 lojtarë në tubimin regjional. Lojtarët duhet të jenë në moshën 14-vjeçare, pra të lindur në vitin 1996. Dita e fundit e dërgimit të listës së lojtarëve në lidhjet regjionale dhe tek trajnerët e zgjedhur është 1 shtator 2010. Numri i lojtarëve në tubime duhet të jetë mes 40-60 lojtarë për regjion. Tubimet e lojtarëve regjional në regjionet e tyre Tubimet e lojtarëve regjional të grupmoshës 14 vjeçare fillojnë më 18-25 shtator 2010! Për informim më të gjerë kontaktoni trajnerët regjional të U-15. Lista e parë e 18 lojtarëve nga regjionet Lista e parë e Përfaqësueses regjionale duhet të jetë e gatshme më 15 shkurt 2010. Lista duhet të dërgohet në FFK. Ndeshjet ndërmjet regjioneve Ndeshjet miqësore ndërmjet regjioneve duhet të fillojnë të luhen nga muaji mars-prill 2011. Ndeshjet ndërmjet janë pa pikë dhe nuk luhen në formë lige, por janë të aspektit miqësor. Çdo përfaqësuese regjionale duhet të ketë të paktën 1-2 ndeshje në muaj deri në tubimin e 7-11 korrikut 2011.
KAMPINGU EDUKATIV NACIONAL 07-11 KORRIK 2011 Kampingu Edukativ Nacional i Elitës U-15 do të mbahet nga data 7-11 korrik në Prishtinë. Pjesëmarrës do të jenë 7 regjionet e Kosovës si dhe ekipi i 8 që është i përbërë nga lojtarë të kombinuar nga të gjitha regjionet e Kosovës. Në kamping do të mbahet edhe seminari i trajnerëve të Superligës dhe Ligës së parë, fizeoterapeutëve të Superligës dhe seminari i gjyqtarëve. Informim më të gjerë do t’u japim gjatë fillimvitit 2011.
|
Rezultatet dhe tabelat | | Liga 2 - Grupi A | Liga 2 - Grupi B | | Liga 1 Juniorët |
|
Informacion rreth FFK-sė| Kryetar: | Fadil Vokrri | | Sek. i përgj.: | Eroll Salihu | | Përzgjedhës: | Albert Bunjaki | | Viti i Krijimit: | 1948 | | Adresa: | Rruga "Agim Ramadani" nr 45, Prishtinë. | Phone: Fax: | 038 22 62 23 038 22 62 25 | | E-mail: |
This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it
| 
|
|
|