Komisari i Garave ka vendosur për INICIM I PROCEDURËS DISCIPLINORE ndaj:
1.Inicohet procedura disiplinore ndaj KF “PRISHTINA”, për sjellje të tifozerisë pas përfundimit të pjesës se parë ku një grup tifozesh hodhën gjësende të forta nga ana e jashtme e stadiumit në drejtim të tifozëve të KF “VËLLAZNIMIT” ku si pasojë e kësaj ka pas therje me thike (sipas raportit të policise) dhe disa te lënduar .
2.Inicohet procedura disiplinore ndaj KF “VËLLAZNIMIT” shkaku i sjelljes së tifozërisë ku u demoluuan disa ulëse ku ishin të vendosur ata.
KËSHILLI JURIDIK: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës se paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.6, i dt 23/09/2014
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVES
Komisari i garave të Raiffeisen Superligës
Ismet Ahmeti d.v
INICIM I PROCEDURËS DISCIPLINORE ndaj:
1.Inicohet procedurë disiplinore ndaj KF “ULPIANA” motivi mos përmbushja e obligimeve financiare ndaj personave zyrtar të ndeshjes java e (5-të) KF “ULPIANA – KF “LLAPI”.
2.Inicohet procedurë disiplinore ndaj kryetarit të KF ”ULPIANA” ALI STUBLLA (motivi: grisja e protokollit të ndeshjës si dhe fyerjet drejtuar stafit drejtues të FFK-së.
3.Inicohet procedurë disiplinore ndaj KF “GJILANI motivi: lejim i pankartes me motive fyese ndaj referit FATMIR TAHIRI ne ndeshjen KF “GJILANI” KF “DUKAGJINI”.
4.Hapet procedurë disiplinore ndaj përgjegjësit për siguri të KF “GJILANI” AGRON KORÇA motivi:mosndërrmarja e masave për heqjen e pankartës fyese java e (5-të ) KF” GJILANI” KF “DUKAGJINI”.
5.Inicohet procedura disiplinore ndaj vëzhguesit te ndeshjes KF GJILANI KF DUKAGJINI, AGIM LUTA motiv: moskryerja e detyrës si dhe mos njohja e Rregulloreve te FFK-së.
KËSHILLA JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione dhe Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi më BULETININ ZYRTAR Nr.4, i dt.23.09.2014.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i garave të Ligës së Parë,
Ismet Ahmti, d.v.