Komesari i Garave bazuar në materialin dhe provat e zyrtarëve të ndeshjeve mori këto vendime:
1. Ndeshja KF GJILANI – KF BALLKANI e cila eshte dashur te zhvillohet ne Gjilan me daten 26.10.2014 ne ora 14.00, nuk eshte zhvilluar ( motivi- mos ardhja e ekipit mysafir nga Theranda, motiv defekti i automjetit dhe nuk ka pasur mundesi te udhetojne. Si rrjedhoje ndeshja regjistrohet me rez zyrtar 3-0 ne te mire te ekipit vendas sipas propozicioneve te garave neni 50 pika 1.
INICIM I PROCEDURËS DISCIPLINORE NDAJ
1.Portierit të “ KF” VËLLAZNIMI” Altik Muhaxhiri më nr.licence, 31,dhe nr lib 6760. K.Kuq (motivi: ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit ne ndeshjen Drenica – Vëllaznimi e zhvilluar ne Skenderaj, (Java e 12-të Raiffaisen Superligës së Kosovës).Sipas raportit të Referit.
2. Ndaj Kf ”ULPIANA ” (motivi- moskryerja e obligimeve financiare ndaj personave zyrtar te ndeshjes Kf Ulpiana – Kf R-Sadiku e zhvilluar ne Lypjan) ,Java e 11-të e Liges së 1-rë sipas raportit te vezhguesit.
3.Ndaj lojtarit te KF”VLLAZNIA (P)” ARMEND MIFTARI, me nr lic 02821 (motivi- shkelmim lojtarin kundershtar pas perfundimit te ndeshjes ne ndeshjen Kf 2-Korriku – Kf Vlaznia (P) si dhe fyerje ndaj shikuesve) sipas raportit te vezhguesit dhe kontrollorit te ndeshjes.
4.Ndaj kryetrajnerit te KF “RAHOVECI” SENAD ALIRIFA, me nr lib 43,(motivi- i lartepermenduri edhe pse u njoftua me shkrim nga ana e FFK-së se nuk ka drejte me uthheq ekipin se nuk eshte i pajisur me licencen B – UEFA, prape e ka uthhequr ekipin), sipap raportit te vezhguesit te ndeshjes.
5.Ndaj kryetrajnerit te KF “ DEÇANI” SHYQERI ZEQIRAJ me nr lib 440 (motivi- largimi nga bankina nga referi kryesor i ndeshjes ) sipas raportit te vezhguesit.
6.Ndaj kryetrajnerit te KF “LLAPI” TAHIR BATATINA me nr lib 156 ( motivi- nuk ka te drejten me qenë kryetrajner i ekipit sepse nuk ka licenc B-UEFA, ne ndeshjen Kf Dukagjini – Kf Llapi ) edhe pse i njejti eshte denuar edhe heren e kaluar dhe i cili nuk i perfill Rregulloret e FFK-së.
KËSHILLA JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione dhe Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi më BULETININ ZYRTAR Nr.9, i dt.21.10.2014.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë,
Ismet Ahmeti, d.v.