Komisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur më datën 05.04.2016, pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Raiffeisen Superliges dhe Ligës së Parë dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
I N I C O I
Procedurën disiplinore:
1.Ndaj portierit të KF ”Prishtina” Alban Muqiqi me nr. Lic 1 dhe nr lib 9053 (motivi- fyerje dhe sharje në referin anësor D.Preniqi në ndeshjen KF Gjilani – KF Prishtina, e zhvilluar në Gjilan me datë 03.04.2016 ) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
2.Ndaj kryetrajnerit të KF “Vushtrria” Rizvan Jetullahu (motivi – largim nga bankina për sjellje josportive, reagim në vendimet e referit pas shënimit të golit të dytë në ndeshjen KF Besa- KF Vushtrria, e zhvilluar në Pejë me datë 03.04.2016) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
3.Ndaj lojtarit të KF ”Luftëtari” Ardian Gjokaj me nr lic 3 dhe nr lib 1061-10 K.Kuq (motivi- fyerje dhe sharje në referin anësor ku lojtari në fjalë ishte zëvendësuar dhe nga bankina fyen referin anësor në ndeshjen KF Kosova (P) – KF Luftëtari, e cila u zhvillua në Bërnicë, me datë 02.04.2016) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
4.Ndaj zyrtarit të KF ”Luftëtari”, Ridvan Osmani (motivi- protestim, fyerje dhe sharje në referin anësor në ndeshjen KF Kosova (P) – KF Luftëtari, e zhvilluar në Bërnicë me datë 02.04.2016) sipas raoprtit të personave zyrtar të ndeshjes.
5.Ndaj kryerajnerit të KF “Flamurtari”, Jusuf Tortoshi me nr lic 95 (motivi-largim nga bankina protestim ndaj referit kryesor N.Rraci në ndeshjen KF Flamurtari – KF Ferizaj, e zhvilluar në Prishtinë me datë 03.04.2016) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.18 i dt.05.04.2016.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë.
Ismet Ahmeti,d.v