Komisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur më datën 03.05.2016, pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
I N I C O I
Procedurën disiplinore:
1.Ndaj KF “Vushtrria” (motivi-moskryerja e obligimeve financiare ndaj personave zyrtar t endeshjes KF Vushtria – KF Liria e zhvilluar e ne Vushtri me date01.05.2016 ne Vushtrri)
2.Ndaj lojtarit te KF “Vushtrria”, Ilir Izmaku me nr lic 21 dhe nr lib 7854 (motivi nderhyerje e ashper dhe brutale ndaj lojtarit kundeshtare ne min 33 te ndeshjes sipas raportit te vezhguesit dhe inçizimet tv (ne emisionin 2me 10 ne ndeshejn KF Vushtria – KF Liria
3.Ndaj lojtarit te KF Vushtria, Taulant Avdyli me nr lic 14 dhe nr lib 1468/m (motivi- goditje me brryl lojtarin kundershtare ne min 59 te ndeshjes KF Vushtrria – KF Liria sipas raportit te personave zyrtar te ndeshjes dhe inçizimeve tv (emisioni 2 me 1)
4.Ndaj lojtarit KF Liria, Fisnik Ramadanaj me nr lic 23 dhe nr lib 1/3150 (motivi –goditjr me brryl lojtarin kundershtare ne mi 11 te ndeshjes ne ndeshjen KF Vushtrria – KF Liria sipas raportit te personave zyrtar dhe inçizimit tv (2me 1)
5.Ndaj lojtarit te KF Besa Fisnik Papuçi me nr lic 5 dhe nr lib 10115 K.Kuq (motivi- kacafytje me lojtarin kundershtare ku u ndeshkua me karton te kuq nga ana e referit dhe pastaj e grushton lojtarin kundershtare ne ndeshjen KF Besa – KF Llapi e zhvilluare ne Peje me date 01.05.2016)sipas raportit te personave zyrtar te ndeshjes dhe inçizimeve tv.
6.Ndaj lojtarit te KF Besa, Fetim Kasapi me nr lic 10 dhe nr lib 5366 k.kuq (motivi – fyerje dhe sharje dhe ofendim ndaj asistentit Erdogan Baliqi ne ndeshjen KF Besa – KF Llapi e zhvilluar ne Peje me date 01.05.2016)sipas raportit te zyrtarve te ndeshjes
7.Ndaj lojtarit te KF Llapi, Dardan Jashari me nr lic 5 dhe nr lib 7149 k.kuq (motivi- goditje lojtarin kundershre ne ndeshjen KF Besa – KF Llapi e zhvilluar ne Peje me date 01.05.2016) sipas raportiti te personave zyrtar te ndeshjes
8.Ndaj ndimestrajnerit te KF “Vellaznimi” Haxhi Kurhasku (motivi- fyerje sharje dhe ofendime ndaj personave zyrtar te ndeshjes ne ndeshjen KF Ferizaj – KF Vellaznimi ezhvilluar ne Ferizaj me date 30.04.2016 )sipas raportit te personave zyrtar te ndeshjeve.
2.Ndaj lojtarit te KF Trepça, Arben Mustafa me nr lic 14 dhe nr lib 1233-11 K.Kuq (motivi- nderhyrje e palejuar pa top ne lojtarin kundershtare ne ndeshjen KF Trepça – KF 2 Korriku e zhvilluar ne Mitrovice me date 30.04.2016 ne Mitrovice)sipas raportit te personave zyrtar te ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.22 i dt.03.05.2016.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë.
Ismet Ahmeti,d.v